Home / Lajme / Maqedoni / Shënohet dita e zemrës në Tetovë (VIDEO)

Shënohet dita e zemrës në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 29 shtator – Sot në qendrën Iliria në Tetovë Grupi shkencor i Parlamentit Studentor të Fakutetit të Shkencave të Mjekësisë kanë bërë matjen e shtypjes së gjakut, glukozës në gjak etj, ky aktivitet u bë me rastin e Ditës botërore të zemrës, njofton Televizioni Koha.

Me rastin e Ditës botërore të zemrës, Grupi shkencor i Parlamentit Studentor të Fakutetit të Shkencave të Mjekësisë në qendër të Tetovës kanë vendosur Tenda për kontrolle falas për qytetarët, me ç`rast kanë bërë matjen e shtypjes së gjakut, glukozës në gjak etj.

Dekani i fakultetit të shkencave të mjekësisë Nasir Bexheti me këtë rast theksoi se këto kontrolle dhe aktivtete bëhen me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për sëmundjet e zemrës si dhe duke iu rekomanduar për më shumë aktivitete gjatë ditës, njofton Televizioni Koha.

Ndërsa studentët u shprehën të kënaqur me interesimin e qytetarëve ndërsa kanë apeluar që të kujdese për shëndetin e tyre duke u marrë me aktivitete sportive, duke mos konsumuar duhan dhe duke ushqyer shëndetshëm.

Pas aktivitetit të kontrolleve falas studentët kanë organizuar një marsh prej te sheshi Iliria deri te Kampusii Universitetit Shtetëror të Tetovës me qëllim që qytetarët të vetëdijesohen se ecja dhe aktivitete sportive i ndihmojnë njerëzve të kenë zemër të shëndoshë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *