Home / Sport / Shkëndija: Kozniku trajner-Nebi Mustafi drejtor sportiv (VIDEO)

Shkëndija: Kozniku trajner-Nebi Mustafi drejtor sportiv (VIDEO)

Tetovë, 04 Shtator – Zivcerani Mathias Walter nuk do të jetë më drejtor sportiv i Shkëndijës. Këtë detyrë në të ardhmen do ta ushtrojë, ish-futbollisti i këtij klubi, Nebi Mustafi.

Zivcerani Mathias Walter nuk do të jetë më drejtor sportiv i Shkëndijës. Ai erdhi një vit më parë në rradhët e Shkëndijës dhe kontribuoj gjatë gjithë kohës në ndërtimin e bazës së re të klubit në momentet që kompania ‘Ecolog’ merte drejtimin e ekipit. Mirëpo pas ndryshimeve të fundit në bordin drejtues, është vendosur që të ndërpritet marëveshja e tij me Shkëndijën. Duke ditur kontributin e tij në ekip gjatë vitit që lëmë pas dhe miqësisë së krijuar rreth skuadrës, Walter do të mbetet pjesë e miqve të klubit dhe konsulent për çështje të jashtme. KF Shkëndija falemenderon Mathias Walterin për kontributin e dhënë për klubin dhe i dëshiron gjithë të mirat në të ardhmen. Bashkë me Walterin ndërpritet marëveshja edhe me trajnerin e shkathtësive, Stefan Kohler.. Nga ana tjetër drejtusit e klubit kuqezi në mënyrë ekspres kanë gjetur edhe zëvendësuesin e drejtori sportiv Matias Valter. Këtë detyrë në të ardhmen do ta ushtrojë, ish-futbollisti i këtij klubi, Nebi Mustafi. Kohë më parë poashtu Shkëndija ka shkarkuar edhe trajnerin Roy Ferençina. Tashmë nëpër media dhe portale më shumë përmendet emri i teknikut kosovar Ardian Kozniku.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *