Home / Sport / Shkëndija-Teteksi, pa ‘Vojvodë’

Shkëndija-Teteksi, pa ‘Vojvodë’

27 Shtator – Kryesia e Shkëndijës ka njoftuar drejtuesit e Teteksit se nuk do të lejohet hyrja në stadium e grupit të tifozëve ‘Vojvodi’ për takimin të dielës

Kryesia e Shkëndijës ka njoftuar drejtuesit e Teteksit se nuk do të lejohet hyrja në stadium e grupit të tifozëve ‘Vojvodi’ për takimin të dielës në kuadër të xhiros së 9-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë, ndërmjet Shkëndijës dhe Teteksit. Duke u bazuar në faktin se Federata e futbollit të Maqedonisë derbin tetovar e ka shpallur si ndeshje të rrezikut të lartë dhe duke dashur të shmangin incidentet eventuale që mund të vijnë si pasojë e provokimeve të dy grupeve të tifozëve, drejtuesit e Shkëndijës kanë marë vendim që të mos lejohet hyrja në stadium e tifozëve të Teteksit. Organizatori i ndeshjes KF Shkëndija, ka vendosur që tribunën lindore e caktuar për tifozët e skuadrës mysafire, të mos e lëshojë në funksion dhe e njëjta do të jetë e mbyllur. Nuk ndalohet hyrja e tifozëve të zakontë në stadium, por vetëm grupeve të organizuara dhe me rekutizita për tifozë, gjithnjë duke bazuar këtë vendim në rivalitetin e madh ndërmjet dy ekipeve dhe përvojat jo të këndshme paraprake nga e kaluara. Për këtë vendim, me kohë janë njoftuar Sektori për Punë te Brendshme në Tetovë dhe kryesia e KF Teteksit

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *