Home / Lajme / Maqedoni / Shkup, vendosen edhe pesë përmendore të reja

Shkup, vendosen edhe pesë përmendore të reja

7 shtator-Përkundër intensitetit të vendosjes së përmendoreve të heronjve maqedonas, përmendoret shqiptare të premtuara prej vitesh tashmë në kuadër të projektit “2014”, vazhdojnë të mbeten thjesht premtime. Pra asnjë gjurmë nga përmendoret e personaliteteve shqiptare si Josif Bageri, Nexhat Agolli dhe Pjetër Bogdani.

Përmendoret e reja në qytetin e Shkupit po shfaqen si këpurdhat pas shiut. Në orët e hershme të mëngjesit sot në qytetin e Shkupit janë vendosur edhe pesë përmendore të reja.
Siç mëson Alsat M, përmendoret e reja që po vendosen në Shkup janë ato të heronjve Petre Toshev, që do të qëndrojë përballë shtatores së Hasan Prishtinës, përmendorja e Andon Lazov Janev – Qoseto që aktualisht po ngrihet tek kompleksi i Gjykatave, ajo e gjeneralit Mihajlo Apostolski e cila po vendoset tek rreth-rrotullimi afër Hotel Kontinentalit, përmendorja e Gjorgji Sugarevit afër kompleksit të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, si dhe përmendorja e Nikolla Petrov Rusinskit, tek bulevardi “Filipi II” apo më saktësisht afër Teatrit Kombëtar Maqedonas. Përkundër intensitetit të vendosjes së përmendoreve të heronjve maqedonas, përmendoret shqiptare të premtuara prej vitesh tashmë në kuadër të projektit “2014”, vazhdojnë të mbeten thjesht premtime. Pra asnjë gjurmë nga përmendoret e personaliteteve shqiptare si Josif Bageri, Nexhat Agolli dhe Pjetër Bogdani.alsat

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *