Home / Lajme / Maqedoni / Shpallet Republika e Iliridës (VIDEO)

Shpallet Republika e Iliridës (VIDEO)

Shkupë, 18 Shtator – Nevzat Halili me disa bashkëpunëtorë të tij kanë shpallur sot Republikën e Iliridës. Qytetarët e mbledhur në Sheshin Skënderbeu në Shkup kanë nënshkruar pajtimin e tyre për shpalljen e kësaj republike, njofton Televizioni Koha.

Kyetari i Iliridës Nevzat Halili, vendimin për shpalljen e Iliridës e bazoi në Kushtetutën e SHBA-ve, e cila në preambulën e saj thotë se çdo qenie njerëzore ka të drejtë të qeverisë me vetveten si dhe në qëndrimin e presidentit amerikan Vudrou Uillson se popujt kanë të drejtën e vetëvendosjes.

” Marrëveshja e Ohrit as sot e gjithë ditën nuk është implementuar sic duhet edhe pse kjo e bëri detyrën e sajë që ndërpreu gjakderdhjen. Të pakënaqur nga kjo gjendje në mars 2006 u themelua LKSHI, kurse në maj po të njëjtit vit u konstituua Kuvendi i Republikës së Iliridës, në vend publik dhe u zgjodhën presidenti, kryetari i kuvendit, kryeministri dhe disa anëtarë të kabinetit. Deri tani Kuveni ka mbajtur 12 seanca të tij në vende publike dhe shumë herë me prezencë të mjeteve të informimit. Më 29 prill 2012 u aprovua edhe Deklarata e Vetëvendosjes për paqë, ku kërkojmë që Republika e Maqedonisë unitariste, të ridefinohet si union konfederal i Republikës së Maqedonisë gjegjësisht i Republikës së Iliridës, sipas modelit të Unionit të dikurshëm Serbi dhe Mali I zi. Ne kërkojmë në emër të 400 mijë votuesve që kryeministri Nikolla Gruevski të ndjek shembullin e kryeministrit Belg Gaston Eyskens, I cili më 1970 kërkoi nga kryetari I parlamentit Belg që urgjentisht të shpallet iniciativa që ky shtet të mos vazhdojë edhe më tutje të jetë shtete unitar, por të shpallet shtet federal apo konfederal ” u shpreh kryetari i republikës së Iliridës Nevzat Halili, transmeton Televizioni Koha.

Halili kërkoi nga kryeministri Nikolla Gruevski që sipas shembullit të ish kryeministrit belg që dha urdhër në vitin 1970 Belgjika të federalizohet edhe Gruevski ti japë urdhër parlamentit që të fillojë procedurën për federalizmin e Maqedonisë.

” Kërkesa ishte që Maqedonia të funksionojë si shtet i dy republikave të barabarta, ajo e Iliridës dhe ajo e Maqedonisë, sipas shembullit të ish federatës Serbi dhe Mali i zi dhe federatës belge. Halili kërkoi nga kryeministri Nikolla Gruevski që sipas shembullit të ish kryeministrit belg që dhe urdhër në vitin 1970 Belgjika të federalizohet edhe Gruevski ti japë urdhër parlamentit që të fillojë procedurën për federalizmin e Maqedonisë “, ka deklaruar Halili, transmeton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *