Home / Lajme / Maqedoni / Shtohet numri i pacientëve me grip në Spitalin e Tetovës (VIDEO)

Shtohet numri i pacientëve me grip në Spitalin e Tetovës (VIDEO)

Tetovë, 12 Shtator – Ndryshimi i kushteve klimatike ka ndikuar që qytetarët e Tetovës të ankohen nga gripi, transmeton Televizioni Koha.

Bekim Ismaili specialist i mjekësisë familjare për Televizionin Koha theksoi se gjatë kësaj periudhe është rritur numri i pacientëve sidomos të atyre me sëmundje kronike dhe fëmijëve. Sipas tij të gjithë ata pacientë që kanë simptome të gripit duhet të drejtohen tek mjeku amë për të marrë masat e nevojshme dhe terapinë e duhur.

Ndryshimet klimatike kohëve të fundit kanë bërë që të sëmurit kronik, fëmijët dhe personat me imunitet më të dobët të jenë më të ndjeshëm ndaj këtyre ndryshimeve.

Simptomet e gripit janë rritja e temperaturës, djersitje, kollitje ndërsa mjekët bëjnë apel që të gjithë prindërit që kanë vërejtur se fëmijët e tyre kanë simptome gripi ti ndalojnë ato në shtëpi për shkak të mos përhapjes së ndonjë epidemie të gripit.

Ndryshë nga Shtëpia e Shëndetit Publik kanë theksuar se janë të përgatitur për të pritur rritjen e fluksit të pacientëve të cilët sa vinë e shtohen gjatë kësaj periudhe.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *