Home / Lajme / Maqedoni / Shtyhet hapja e Bulevardit “ Bllagoja Toska ” (VIDEO)

Shtyhet hapja e Bulevardit “ Bllagoja Toska ” (VIDEO)

Tetovë, 12 Shtator – Nga sektori për komunikacion dhe tokë ndërtimore në komunën e Tetovës tregojnë se elaborati i vjetër në bulevardin Bllagoja Toska nuk ka pasurë të përfshira shumë parcela dhe ka detyruar që komuna e Tetovës të projektoj një elaborat të ri.

Hapja e bulevardit “Bllagoja Toska” në pjesën e cila kalon përreth spitalit të Tetovës dhe mbi shtratin e lumit Shkumbin, do të zgjasë edhe për disa muaj për shkak të elaboratit në këtë zonë.

Hysen Demiri nga sektori për komunikacion dhe tokë ndërtimore për Televizionin Koha njoftoi se elaborati i vjetër në bulevardin “Bllagoja Toska” nuk ka pasurë të përfshira shumë parcela dhe ka detyruar që komuna e Tetovës të projektoj një elaborat të ri. Më pas komuna ka zgjedhur edhe kopanin e cila do të bëjë vlerësimin e pasurisë që duhet të merret për hapjen e këtij bulevardi.

” Tash ne jemi në fazën përfundimtare të regjistrimit të parcelave pasi të regjistrohen parcelat atëher ndërmarja që e ka fituar tenderin për vlerësimin e tokës duhet të del në teren dhe të bëjë vlerësimin dhe të nisë eksproproimin e parcelave aty, dhe pas përfundimit të këtyre regullave të nise puna në teren ” u shpreh Hysen Demiri, udhëheqës i sektorit për komunikacion dhe tokë ndërtimore, transmeton Televizioni Koha.

Hapjen e bulevardit e ka paralajmëruar edhe kryetrja e komunës s Tetovës e cila gjat prononcimit për media ka than se pjesa e parë e bulevardit do të hapet në vitin 2014, ndërsa pjesa e dytë gjatë vitit 2015.

Nga ekspertë e komunikacionit hapja e këtij bulevardi do të ulëte numrin e automjeteve që kalojnë në pjesën qendrore dhe do të shkarkonte komunikacionin nga pjesa qendrore e qytetit e cila gjendet në një kaos komunikacioni. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *