Home / Lajme / Maqedoni / Sindikata: Presione ndaj grevës së paralajmëruar në arsim

Sindikata: Presione ndaj grevës së paralajmëruar në arsim

Shkup, 22 Shtator – Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) sërish ka alarmuar për presione lidhur me grevën e paralajmëruar më 29 shtator.

Kryetari i kësaj sindikate, Jakim Nedelkov ka drejtuar përmes mediave akuza se drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme, por edhe të çerdheve, kërkojnë lista të mësimdhënësve dhe profesorëve që do të jenë pjesë e grevës më 29 shtator.

“Ditëve të fundit drejtorët e disa shkollave, por edhe çerdheve në mënyrë intensive kërkojnë nga kryetarët e sindikatave të shkollave, lista me emrat e mësimdhënësve që do të protestojnë më 29 shtator. Ndalimi i së drejtës për grevë, siç e dijmë është vepër penale, që dënohet edhe me burg. Nuk duam që të ballafaqohemi me diçka të tillë, prandaj apelojmë tek drejtorët e shkollave që të ndërpresin çdo akt të tillë, pa përjashtime ndaj të gjithë atyre që po hulumtojnë listat e grevistëve. Të ndërpresin këtë sjellje si formë të presionit. Megjithatë edhe drejtorët janë kolegë tanë, ne duam ti mbrojmë, edhe pse ata sot kanë harruar se një ditë nuk do të jenë drejtorë dhe do të kthehen në mesin e mësimdhënësve”, theksoi Nedelkov.

Greva është paralajmëruar më 29 shtator, por ministria e Arsimit në bazë të ndryshimit të ligjit për arsim fillor dhe të mesëm nuk do të lejojë ndërprerjen e procesit mësimor, por do të zëvendësojë mësuesit grevist me mësues të rinj të përkohshëm, deri në mbylljen e grevës. Ky vendim është vlerësuar si presion ndaj grevistëve. (INA)

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *