Home / Lajme / Maqedoni / ‘Sistina’, operohet me sukses foshnja 3 muajshe

‘Sistina’, operohet me sukses foshnja 3 muajshe

26 shtator-“Situatat ndryshojnë jo nga ora në orë, por nga minuta në minutë. Kërkohet angazhim i madh i gjithë stafit të neonatologëve, duke përfshirë edhe infermieret nga reparti për kujdes intensiv, por edhe përkushtim i madh nga prindërit e saj, të cilët asnjëherë nuk hoqën dorë nga ideja se një ditë do ktheheshin në shtëpi me fëmijë shëndoshë e mirë”, u shpreh Simonida Spasevska, pediatre.

Një foshnje me peshë vetëm 830 gramë i mbijetoi një ndërhyrjeje kirurgjike në zemër. Për herë të parë në Maqedoni në spitalin klinik “Axhibadem Sistina” është kryer një ndërhyrje e tillë sa delikate aq edhe e suksesshme, ndaj një foshnje vetëm 3 muajshe. Katja e vogël tani është më mirë pas operimit të duktusit që lidh aortën me arterien e mushkërive.

“Duktusi i hapur te foshnjat e sapolindura para kohe është problem i madh, sidomos në rastet kur nuk mbyllet, pasi në disa raste ai mbyllet në mënyrë spontane. Të tillë rasti përbënte edhe Katja. Në rast të mos mbylljes, ne jemi të detyruar të ndërhyjmë me operacion, dhe këtë e bëmë me rezultat fantastik, duke pasur parasysh peshën prej 800 gramësh të saj”, tha Salis Taxher – kardiokirurg.

Betejën për Katjan e vogël, e cila është ngjizur me in-vitro, e zhvilluan më së shumti prindërit dhe ekipi profesional mjekësor i spitalit.

“Situatat ndryshojnë jo nga ora në orë, por nga minuta në minutë. Kërkohet angazhim i madh i gjithë stafit të neonatologëve, duke përfshirë edhe infermieret nga reparti për kujdes intensiv, por edhe përkushtim i madh nga prindërit e saj, të cilët asnjëherë nuk hoqën dorë nga ideja se një ditë do ktheheshin në shtëpi me fëmijë shëndoshë e mirë”, u shpreh Simonida Spasevska, pediatre.

Pas 100 ditësh në repartin për kujdes intensiv, Katja e vogël më në fund ka filluar të marrë frymë vet, ndërsa prindërit pas pritjes tre mujore, mund ta përqafojnë dhe ta marrin në shtëpi. Katja është më e shëndoshë, 5 kg dhe është 7 muajshe tashmë.Alsat

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *