Home / Lajme / Maqedoni / Skadon ndalesa për automjetet e rënda në aksin Gostivar – Ohër

Skadon ndalesa për automjetet e rënda në aksin Gostivar – Ohër

01 Shtator – Prej dje ka skaduar ndalesa për automjetet e rënda transportuese në aksin rrugor Gostivar – Ohër.

Ky regjim për ndalimin e lëvizjes së mjeteve të rënda transportuese hyn në fuqi cdo vit nga 1 korriku deri më 1 shtator, për shkak të ngarkesës së këtij aksi rrugor me mjete të vogla që lëvizin në këtë aks rrugor për turizëm, sidomos drejt Ohrit, Strugës dhe bregdetit shqiptar.

Ndalesa aplikohej për të evituar kolonat e gjata në këtë aks rrugor. Sipas masës së ndalesës që ishte në fuqi, automjetet e rënda me më shumë se 7.5 ton nuk kanë mundur të lëvizin çdo të premte nga ora 15 – 24 dhe të shtunën dhe të dielën nga 7 – 24.

Ndalimi i komunikacionit nuk kishte të bënte me automjetet që transportonin njerëz, lule ndihma humanitare, drithëra derivate të naftës.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *