Home / Lajme / Maqedoni / Sonte bëhet dezinsektimi në Tetovë (VIDEO)

Sonte bëhet dezinsektimi në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 24 shtator – Sonte do të realizohet dezinsektimi i tretë me rradhë nga toka në teritorin e Komunës së Tetovës për zhdukjen e insekteve dhe dëmtuesve të tjerë, njofton Televizioni Koha.

Dezinsektimi do të kryhet në mbrëmje prej ora 22:00, dhe i njëjti do të vazhdojë deri në orët e hershme të mëngjesit të ditës së enjte. Qytetarët të cilët merren me bletari duhet që të marrin masa mbrojtëse, që do të thotë strehimin e bletëve në kutitë e tyre, sigurimin e sasisë së nevojshme të ujit dhe mos largim të bletëve nga vendi i tyre 5-6 orë pas trajtimit të territorit. Po ashtu është e nevojshme që qytetarët mos të dalin në rrugë për aq kohë sa zgjat trajtimi i qytetit si dhe ti largojnë veturat nga trotuaret para hapësirave të gjelbra me qëllim që ekipet të jenë në mundësi ta zbatojnë trajtimin në mënyrë të pandërprerë, transmeton Televizioni Koha.

Procesi i dezinsektimit në këtë periudhe kohore bëhet kryesisht si masë preventive për parandalimin e sëmundjes “gjuha e kaltër”, e cila goditi bagëtitë kryesisht në pjesën lindore të vendit. Pasi që insektet janë bartësit kryesor të kësaj sëmundjeje, procesi i dezinsektimit është i më se i nevojshëm duke pasur parasysh faktin se afrohet festa e Kurban Bajramit, kur edhe kemi qarkullim dhe shit-blerje të bagëtive nga ana e qytetarëve. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *