Home / Lajme / Maqedoni / Sot shpallet Republika e Iliridës (VIDEO)

Sot shpallet Republika e Iliridës (VIDEO)

Tetovë, 18 Shtator – Sot në orën 13:30 në sheshin Skënderbeu në Shkup do të bëhet shpallja solemne e Republikës së Iliridës, njofton Televizioni Koha.

Aktin e shpalljes do ta bëjë përmes një konference për shtyp, kryetari i Iliridës Nevzat Halili.

Në këtë konferencë janë të ftuar të gjitha mediat, përfaqësuesit e institucioneve të Maqedonisë, faktori ndërkombëtar, BE, OSBE dhe të tjerë, transmeton Televizioni Koha.

Në këtë manifestim do të jenë të pranishëm delegatët e Republikës së Iliridës, nga gjithë Maqedonia.

Kryetari i Iliridës gjatë një prononcimi ekskluzivisht për Televizionin Koha thot se republika e cila do të shpallet gjatë ditës së nesërme do të ketë të gjitha institucionet e nevojshme që i nevoiten një republike të zakonshme, ai thotë se këtë e bënë në mënyr publike dhe nuk ka nevojë të fshihet.

” Me vendim të kuvendit të Iliridës sot me datë 18.09.2014 me fillim në orën 13:30 në sheshin Skendërbeu në Shkup do të bëhet shpallja publike e institucioneve të republikës së Iliridës dhe fillimi i funksionimit të tyre në kuadër të unionit Maqedoni – Iliridë gjegjësisht Iliridë, mbështetja e këtij vendimi bëhet duke u thirur në dokumentet e OKB-së, OSBE-së dhe në referendumin e vitit 1992 në të cilën morrën pjesë 400.000 votues shqiptarë me të drejtë vote. Me këtë rastë informojm institucionet e republikës së Maqedonisë si dhe të gjitha ambasadat e vendosura në Shkup si dhe ambasadën e Unionit Evropian dhe atë të OSBE-së, po ashtu ftojmë për pjesëmarje edhe subjektet politike dhe jo politike, qytetar dhe familjar të të gjithë të dënuarve të UÇK-së, familjarët e rastit të Brodecit, Sopotit dhe të Mosntrës ” u shpreh për Televizonin Koha kryetari i republikës së Iliridës Nevzat Halili.

Shpallja e Iliridës duhej të bëhej të Hënën mirëpo u prolongua me kërkesë të faktorit ndërkombëtar.

Sipas ideatorëve të kësaj nisme, Republika e Iliridës do të funksionoj si shtet i pavarur brenda kufijve ekzistues të Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *