Home / Lajme / Maqedoni / Sulmet në zemër si pasojë e stresit

Sulmet në zemër si pasojë e stresit

Tetovë 2 shtator, “Kemi pasur raste edhe gjatë verës kur kanë sjellur pacient që kanë qenë duke korrur në arrë. Kjo është pasojë e mosaktivitetit fizik gjatë tërë kohës dhe kur mënjëherë vjen deri te angazhimi, atëherë ai person është shumë afër sulmit, sidomos tek ata që kanë problem me shtypjen dhe yndyrnën, duhanpirrësit, konsumuesit e alkoolit etj”, thekson Abdylnaser Qafjani, kryeshef i repartit internistik në spitalin klinik të Tetovës.

Urim Hasipi
Stresi, lodhja fizike dhe psikike, ushqimi jo i rregullt, ndotja e ambienti, aktiviteti i dobët fizik, konsumimi i duhanit, alkoolit, drogave të ndryshme sjell deri tek sëmundjet e zemrës të cilët viteve të fundit shënojnë rritje edhe në Tetovë por edhe në vendet tjera. Të paktën kështu thonë në repartin internistik në Spitalin Klinik të Tetovës, prej nga theksojnë se edhe pse shifrat nuk tregojnë rritje enorme të sulmeve në zemër megjithatë brenda tetë muajve ka pasur 90 pacient të cilët kanë kërkuar ndihmë në këtë repart. Kryeshefi i këtij reparti Abdylnaser Qafjani, thotë për Tv Kohën se rritja e numrit të pacientëve është për shkak se tash më lehtë diagnostifikohen disa sëmundje por edhe përskaj kësaj, ky numër nuk është real sepse një pjesë e njerëzve zgjedhin edhe ambulanta private.

“Këto sëmundje në të kaluarën ndoshta nuk janë diagnostifikuar sepse nuk ka pasur edhe aq teknologji të zhvilluar, kurse sot ekzistojnë shumë metoda të sofistikuara duke filluar me EKG, Eho, stres testet e ndryshme dhe me këtë vjen deri tek zbulimi më i hershëm i këtyre sëmundjeve . Mund të themi se këta sëmundje janë në rritje e sipër pasi që shumë persona kanë problem me shtypjen e lartë, kanë problem me yndyrën, diabeti dhe të gjithë këto bllokojnë enët e gjakut dhe si pasojë e kësaj vjen deri tek ataku në zemër që në popull njihet si infarkti”, thotë kryeshefi Qafjani, për Tv Kohën.

Sipas tij, kohëve të fundit nuk ka ndonjë dallim se cila moshë dhe gjini më shumë është e atakuar sepse nëse në të kaluarën kishte më shumë të sëmurë pacient të gjinisë mashkullore, kurse sot janë barazuar shifrat.

“Një kohë ka qenë e atakuar më shumë vetëm popullata mashkullore dhe më pak ajo femërore. Tash pothuajse janë barazuar shifrat dhe nuk ka dallim se cila gjini është e atakuar prej sëmundjeve të zemrës. Edhe femrat në kohë të sodit janë me strese, pijnë duhan dhe nuk mungesa e kulturës apo edukatë për preventivë për mënyrën e jetesës ka bërë që edhe femrat të jenë të prekura me infarktet njejtë si meshkujt. Prandaj sot nuk ka dallim se cila gjini është më e atakuar”, shprehet ai për Tv Kohën.

Nga ky repart thonë se rastet e infarkteve paraqiten më shumë gjatë sezonit të pranverës dhe verës sidomos tek puntorët në bujqësi, por edhe tek profesionet tjera kur ka më shumë aktivitete fizike dhe personat të cilët kanë pasur probleme të tjera si shtypja apo yndyrna, në këtë periudhë me rritjen e aktivitetit shumë lehtë mund të pësojnë sulm në zemër.

“Kemi pasur raste edhe gjatë verës kur kanë sjellur pacient që kanë qenë duke korrur në arrë. Kjo është pasojë e mosaktivitetit fizik gjatë tërë kohës dhe kur mënjëherë vjen deri te angazhimi, atëherë ai person është shumë afër sulmit, sidomos tek ata që kanë problem me shtypjen dhe yndyrnën, duhanpirrësit, konsumuesit e alkoolit etj”, thekson Abdylnaser Qafjani, kryeshef i repartit internistik në spitalin klinik të Tetovës.Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *