Home / Lajme / Maqedoni / Të hënën paralajmërohet greva në arsim

Të hënën paralajmërohet greva në arsim

24 shtator-Nedelkov theksoi se duhet të respektohet vendimi për grevën dhe se institucionet qeveritare dhe komunale duhet të shmangin presionet ndaj mësimdhënësve, për të parandaluar grevën.

Të hënën fillon greva e mësimdhënësve në shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoni.

Kryetari i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK), Jakim Nedelkov deklaroi për portalin ‘Plusinfo’ se nxënësit e të gjitha shkollave fillore dhe të mesme të hënën më 29 shtator, të mos shkojnë në shkolla për shkak se do të fillojë greva e mësimdhënësve dhe nuk do të punohet.

Nedelkov theksoi se duhet të respektohet vendimi për grevën dhe se institucionet qeveritare dhe komunale duhet të shmangin presionet ndaj mësimdhënësve, për të parandaluar grevën.

Por, jozyrtarisht mësohet se disa shkolla do të vijojnë procesin mësimor dhe se nuk do të dëgjojnë vendimin e SASHK. Drejtorët e shumë shkollave që janë emëruar nga partitë në pushtet VMRO-DPMNE dhe BDI kanë përgaditur terrenin nëpër shkolla për të mos pasur grevë dhe se ata theksojnë se nuk duhet humbur kohë për fëmijët në planin mësimor. (INA)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *