Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë: Bllokohet kanalizimi – mbeturinat shfaqen mbi sipërfaqe (VIDEO)

Tetovë: Bllokohet kanalizimi – mbeturinat shfaqen mbi sipërfaqe (VIDEO)

Tetovë, 05 Shtator – Problem në vetë është edhe lumi në fshatin Poroj ku janë grumbulluar shumë mbeturina afër urës. Krahas mbeturinave poashtu në këtë pjesë lumi gjatë rrjedhës së tij, sjell me vete rërë dhe kjo shpesh herë del edhe në rrugën kryesore Tetovë-Jazhincë. Autoritetet e komunës së Tetovës theksojnë se edhe pse është pastruar i njëjti megjithatë duhet një pastrim më i madh, raporton Televizioni Koha.

Pas ndërprerjes së reshjeve të shiut, dalin në sipërfaqe mbetjet e kanalizimeve të cilët kaplojnë rrugët e Tetovës.

Krahas shumë problemeve nëpër rrugët e qytetit, situatën e përkeqësojnë akoma më shumë mbeturinat të cilët dalin si pasojë e zënies së kanalizimeve atmosferike.

Nga këta kanalizime dalin në sipërfaqe lloj lloj mbeturinash nga më të ndryshmet, duke filluar me materiale ndërtimore, plastika, tekstile e kështu me radhë, pohojnë në ndërmarrjen publike komunale në Tetovë.

Nga kjo ndërmarrje theksojnë se gjendja më e vështirësuar është në afërsi të Kazermës së qytetit ku si pasojë e zënies së kolektorit kryesor ka apsur havari në pjesët më të mëdha të qytetit. I tërë vendi në tre ditët e kaluara ka qenë i mbuluar nga ndërsa era e keqe që kundërmon në atë pjesë vështirëson jetën e qytetarëve në këtë pjesë të qytetit, thotë drejtori i NPK-së Xhelal Ceka, transmeton Televizioni Koha

Problem në vetë është edhe lumi në fshatin Poroj ku janë grumbulluar shumë mbeturina afër urës. Krahas mbeturinave poashtu në këtë pjesë lumi gjatë rrjedhës së tij, sjell me vete rërë dhe kjo shpesh herë del edhe në rrugën kryesore Tetovë-Jazhincë. Autoritetet e komunës së Tetovës theksojnë se edhe pse është pastruar i njëjti megjithatë duhet një pastrim më i madh.

Në shumë pjesë të qytetit kanalizimi atmosferik është problematik dhe gjithnjë gjatë kohës së vjeshtës dhe në praneverë kur ka rreshje të shiut shumë rrugë të Tetovës shndërrohen në liqene të vogla. Nga NPKpja apelojnë deri tek qytetarët që të mos hudhin mbeturina në afërsi të pusetave për shkak se vëshirëson punën në terren të shërbimeve komunale dhe ndikon drejtpërdrejt në bllokimin e rrjetit të kanalizimit atmosferik. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *