Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë: Fëmija 2 vjeçar, bie nga kati i dytë (VIDEO)

Tetovë: Fëmija 2 vjeçar, bie nga kati i dytë (VIDEO)

Tetovë, 17 Shtator – Në mëngjesin e sotëm, rreth orës 10 në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, një fëmijë i moshës 2 vjeçare ka rrënë nga balkoni i katit të dytë të ndërtesës.

Sipas rëfimit të familjarëve, fëmija ka qëndruar në balkonin e ndërtesës hypur në një ulëse dhe duke luajtur ka rënë poshtë në rrugë.

Kalimtarët e rastit menjëherë i janë afruar vogëlushit për ti dhënë ndihmën e parë dhe kanë dërguar në spitalin e Tetovës.

Drejtori i spitalit Florin Besimi, thotë se bëhet fjjalë për një fëmij 2 vite e tre muaj i cili ka marrë lëndime nga rrënia, por është jashtë rezikut për jetën. Sipas drejtorit, Florin Besimi, fëmija ka mërrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe është nën vëzhgimin e vazhdueshëm të mjekëve, transmeton Televizioni Koha.

Zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski tha se shërbimet policore, kanë qenë në vendin e ngajrjes dhe konfirmojnë këtë ngjarje që ka ndodhur rreth orës 10 mëngjeisn e sotëm. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *