Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi i takon ambasadorin polak Jacek Multanovski

Thaçi i takon ambasadorin polak Jacek Multanovski

3 shtator-Kjo duhet të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur për shkak se integrimi i vendit në strukturat euro-atlantike siguron stabilitet, paqe, siguri, marrëdhëniet ndëretnike dhe zhvillimin ekonomik të vendit”, thuhet në njoftimin e PDSH-së

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka realizuar takim me ambasadorin e Polonisë Jacek Multanovski me Marta Pzhenioslo, përgjegjëse për çështjet politike, ekonomike dhe konsullore të kësaj ambasade në Shkup. Sipas njoftimit të PDSH-së, në takim është diskutuar për situatën aktuale politike në vend, incidentin në Parlament, zhbllokimin e procesit integrues të vendit, marrëdhëniet ndëretnike dhe tema të tjera me interes të dyanshëm. “Fillimisht kryetari Thaçi uroi Ambasadorin për zgjedhjen e kryeministrit polak Donald Tusk për president të ri të Këshillit Evropian, që pasqyron gjendjen e Polonisë në Evropë, si një model i suksesit ekonomik. Kryetari Thaçi informoi ambasadorin për presionet mbi opozitën shqiptare për ta heshtur atë dhe për të miratuar vendime në dëm të popullatës shqiptare. Ndër të tjerat në takim kryetari Thaçi nënvizoi rëndësinë e rrugës drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian si dhe rëndësinë e gjetjes së zgjidhjes për çështjen e emrit me Greqinë. Kjo duhet të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur për shkak se integrimi i vendit në strukturat euro-atlantike siguron stabilitet, paqe, siguri, marrëdhëniet ndëretnike dhe zhvillimin ekonomik të vendit”, thuhet në njoftimin e PDSH-së, nga ku theksohet se në ditët vijim kreu i kësaj partie do të vazhdojë takimet dhe konsultat me përfaqësuesit diplomatik të akredituar në vend.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *