Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi takoi sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Peter N. Dju (VIDEO)

Thaçi takoi sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Peter N. Dju (VIDEO)

Tetovë, 18 Shtator – Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi në orët e pasditës priti në takim përfaqësuesin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për rajonin, z.Peter N. Dju, transmeton Televizioni Koha.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi në selinë e partisë në kuadër të takimeve intensive me përfaqësuesit ndërkombëtarë në vend realizoi takim me përfaqësuesin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për rajonin, z.Peter N. Dju, transmeton Televizioni Koha.

Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike, zhbllokimin e procesit integrues të vendit, marrëdhëniet ndëretnike dhe tema të tjera rajonale. Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për të gjetur mënyra për të mbështetur dhe rritur më tej bashkëpunimin rajonal.

Në lidhje me marrëdhëniet dhe tensionet ndëretnike Kryetari Thaçi potencoi se politika e PDSH-së mundohet të paraqet një preventivë në këtë drejtim dhe kjo preventivë është Platforma e re e Partisë Demokratike Shqiptare.

Në takim Kryetari Thaçi nënvizoi rëndësinë e rrugës drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian pasi që shqiptarët e Maqedonisë dita-ditës po e humbasin durimin, prandaj është e rëndësime të gjendet sa më shpejtë zgjidhje për çështjen e emrit me Greqinë. Integrimi në strukturat euro-atlantike siguron stabilitet dhe zhvillimin ekonomik të vendit dhe rajonit, transmeton Televizioni Koha.

Bashkëbiseduesit u ndanë të kënaqur nga takimi, me shpresë se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kryetari i PDSH-së, z.Thaçi në ditët në vijim do të vazhdojë takimet dhe konsultat me faktorët relevant në vend dhe rajon. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *