Home / Lajme / Maqedoni / Themelohet qendër për paqen (VIDEO)

Themelohet qendër për paqen (VIDEO)

Tetovë, 29 shtator – Universiteti Shtetëror i Tetovës nënshkruajti një marrëveshje për themelimin e Qendrës për paqe dhe menaxhim trans-kulturor, njofton Televizioni Koha.

Marrëveshja është nënshkruar nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, Universiteti “Northern Illinois”, Çikago (SHBA) dhe Universiteti “Aldo Moro”, Bari (Itali). Marrëveshja u nënshkrua në mes të rektorit të USHT-së dhe përfaqësuesve të Univesitetit të Barit dhe universitetetit të Ilionistit.

Rektori i USHT-së Vullnet Ameti thotë se qëllimi i themelimit të kësaj qendre është që qendra e paqës të shërbej si një urë lidhëse dhe të ketë organizime të përbashkëta për paqen, transmeton Televizioni Koha.

Edhe përfaqësuesje e universitetit të Ilinosit Lisa Freeman tha se ky bashkëpunim ka një rëndësi të madhe ndërsa shfaqi shpresë se qendra e paqës do të shërbejë si një mundësi për të promovuar paqën dhe menaxhimin trans-kulturorë në këtë rajon dhe më gjërë, transmeton Televizioni Koha.

Ndërsa përfaqësuesi i Universitetit të Barit Michele Indellicato poashtu u shpreh se ky projekt është i rëndësishëm për promovimin e paqës në përgjithësi. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *