Home / Lajme / Rajon / Tiranë: Sheshi “Nënë Tereza” në pritje të Papa Franceskut

Tiranë: Sheshi “Nënë Tereza” në pritje të Papa Franceskut

Tiranë, 20 Shtator – Kanë ngelur vetëm disa para vizitës së Papa Franceskut në Tiranë.

Prej 1 muaj kanë nisur përgatitjet për vizitën e tij, ndërsa dje është bllokuar dhe lëvizja e automjeteve përgjatë sheshit “Nënë Tereza”, ndërsa sot pritet të bllokohet dhe i gjithë bulevardit, madje dhe disa rrugë të tjera të kryeqytetit. Duket se rreth mesditës do të përfundojnë dhe të gjitha përgatitjet, në altarin, vendin ku do të mbajë Papa Francesku, meshën e tij të shenjtë.

Sipas raportimeve të gazetarit Mariglen Mërtiri, dekori dhe shtrimi i tapetit të kuq, dhe vendosja e karrigeve të zeza, simbol i flamurit kombëtar, kuq e zi, do të jetë dhe ‘dora e fundit’ e të gjitha përgatitjeve. Mësohet se shumë qytetarë, kanë mbërritur që në orët e para të mëngjesit, për të parë nga afër të gjitha përgatitjet dhe transformimin e Sheshit “Nënë Tereza”, por deri në kordonet e vendosura nga policia.

Papa Francesku mbërrin ditën e nesërme në kryeqytet, ku në orën 11:00 të paradites do të mbajë meshën e tij të shenjtë para mijëra qytetarëve shqiptar, dhe jo vetëm. E gjithë vëmendja e mediave vendase dhe të huaja do të përqendrohen përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Ndërsa 2500 forca policia do të jenë në gatishmëri për ruajtjen e rendit dhe sigurisë së qytetarëve.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *