Home / Lajme / Maqedoni / Tre të arrestuar lidhur me incidentin në Haraçinë

Tre të arrestuar lidhur me incidentin në Haraçinë

1 shtator-MPB bëri të ditur sot se incidenti ka ndodhur rreth orës 17.00, kur vëllezërit Xh.B 30 vjeç dhe B.Xh 16 vjeç po qëndronin në restorantin “Siti” në Hasanbeg.

Tre veta janë arrestuar sot në Haraçinë lidhur me sulmin e djeshëm me armë në këtë vendbanim në periferi të Shkupit.

Tre të arrestuarit janë banorë të Haraçinës, dhe se ata dyshohen si sulmuesit kryesor të bashkëfshatarëve të tyre, me ç`rast tre veta mbetën të plagosur nga plumbat e shkrepur nga dy makina në lëvizje.

MPB bëri të ditur sot se incidenti ka ndodhur rreth orës 17.00, kur vëllezërit Xh.B 30 vjeç dhe B.Xh 16 vjeç po qëndronin në restorantin “Siti” në Hasanbeg. Ata kanë vërejtur se po ndiqeshin nga bashkëfshatari i tyre A.S 23 vjeç dhe se gjatë rrugës për t`u kthyer në shtëpi, dy vëllezërit janë ndaluar nga dy makina, nga ku është shtënë me armë zjarri.

Dy vëllezërit e sulmuar kanë ikur në drejtim të shtëpisë së tyre, nga ku më pas kanë dalur familjarë të tjerë përfshirë edhe gra, që kanë gjuajtur dy makinat e sulmuesve me gurë dhe gjësende tjera.

Në këtë përleshje kanë përfunduar të plagosur dy veta si dhe një grua, që supozohet se është nëna e dy vëllezërve që kanë përfunduar me plagë nga të shkrepurat e armëve të zjarrit.

Bëhet e ditur se tre e tjerë sulmuesit janë në arrati dhe se policia është vënë në kërkim të tyre. (INA)

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *