Home / Lajme / Maqedoni / UEJL me program studimi për energji (VIDEO)

UEJL me program studimi për energji (VIDEO)

Tetovë, 29 shtator – Në universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë është bërë prezantimi i projektit për energji i financuar nga ministria e Jashtme e Norvegjisë ndërsa partner janë UEJL, universiteti politeknik i Tiranës dhe universiteti i Prishtinës.

Koordinatori i këtij projekti Alajdin Abazi, tha se me këtë studentëve u mundësohet që të stuiojnë një semestër në Norvegji.

” Vlera e këtij projekti kap shumën e rreth 960 mijë euro, ndërsa benefiti i universiteteve pjesëmarrëse është të fitojnë një program të ri postdiplomik nga lëmia e energjisë së qëndrueshme, mundësi për studentët që një semestër të studiojnë në Norvegji, mundësi për projekte me karakter hulumtues, si dhe mundësi për zgjerim të laboratorëve ekzistuese” tha koordinatori i projektit Alajdin Abazi, transmeton Televizioni Koha.

Ndërsa Kosovare Krasniqi nga “Athene projekt-menaxhment” tha se në kuadër të bashkëpunimit ku pjesëmarrëse janë 12 partnerë në bashkëpunim me kolegjin universitar Jovik në Norvegji qëllimi është që të krijohet një program i ri në fushën e energjisë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *