Home / Lajme / Maqedoni / USHT rrit çmimet për studentë nga jashtë (VIDEO)

USHT rrit çmimet për studentë nga jashtë (VIDEO)

Tetovë, 05 Shtator – Sipas kësaj del se Universieti Shtetëror i Tetovës për studentët e vitit të parë që nuk kanë shtetësi të Maqedonisë, për një semestër ka ngritur çmimin nga 25 deri në 200 për qind.

Studentët të cilët vijnë nga jashtë për të studiuar në Universitetin Shtetëror të Tetovës prej këtij viti do të duhet që të paguajnë 100 euro më shtrenjtë semestrin në krahasim me vitet e kaluara. Vendimi është marrë nga ana e këshillit të rektoratit të USHT-së ndërsa do të vlejë vetëm për ata studentë që për herë të parë regjistrohen në vit të parë dhe që vijnë nga jashtë të cilët nuk janë shtetas të Maqedonisë.

Nga ky universitet kanë konfirmuar se vendimi për rritje të çmimit të semestrit vlen vetëm për studentët të cilët vijnë nga jashtë.

“Ky vendim do të vlejë për të gjithë programet studimore ku në bazë të vendimit rritja e çmimit është bërë për një rritje të lehtë prej 100 eurove, kurse përjashtim bën vetëm programi studimor i fakultetit të mjekësisë –infermieria ku semestri do të kushtojë 500 euro. Arsyeja e këtij vendimi është se Universiteti Shtetëror i Tetovës është universiteti ku paguhet më pak semestri nga studentët që vijnë nga jashtë”, thonë burime të brendshme nga ky universitet, transmeton Televizioni Koha.

Në këtë universitet theksojnë se edhe përkundër këtyre ndryshimeve, USHT ngel universiteti më i lirë në krahasim me universitetet tjera publike.

“Por edhe përkundër kësaj rritje të lehtë të çmimit për studentët që nuk janë shtetas të Maqedonisë, Universiteti Shtetëror i Tetovës mbetet 300 përqind universiteti më i lirë në krahasim me universitetet tjera në vend”, thotë i njëjti burim në këtë universitet, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe, vendimi do të vlejë vetëm për ata student që për herë të parë rregjistrohen në këtë universitet dhe të cilët nuk janë shtetas të Maqedonisë, por vijnë nga jashtë.

Derisa vieteve ta kaluara pagesa e semestrit për studentët e regullt jashtë Maqedonisë ishte 200 euro, këtë vit për një semestër duhet të paguajnë nga 300 euro kurse studentët e fakultetit të Infermierisë në kuadër të fakultetit të Mjekësisë deri në 500 euro.

Ndryshe në krahasim me universitetet tjera në Universitetin Shtetëror të Tetovës studiojnë më shumë student nga jashtë, të cilët kryesisht vijnë nga Presheva, Medvegja, Kosova, Shqipëria dhe vende tjera, të cilët këtë vit akademik do të kenë më shumë harxhime duke marrë parasysh se ata vetë paguajnë banimin, ushqimin dhe harxhimet e tjera në universitet. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *