Home / Sport / Verratti rinovon me PSG deri në 2019

Verratti rinovon me PSG deri në 2019

Marco Verratti dhe Paris Saint Germain, një martesë që do të zgjasë të paktën deri në vitin 2019. Në një komunikatë në faqen e tij në internet klubi parizien bëri me dije se ka zgjatur kontratën me mesfushorin e talentuar italian deri më 30 Qershor të vitit 2019.

Në një komunikatë në faqen e tij në internet klubi parizien bëri me dije se ka zgjatur kontratën me mesfushorin e talentuar italian.

Marco Verratti dhe Paris Saint Germain, një martesë që do të zgjasë të paktën deri në vitin 2019. Në një komunikatë në faqen e tij në internet klubi parizien bëri me dije se ka zgjatur kontratën me mesfushorin e talentuar italian deri më 30 Qershor të vitit 2019. Që nga transferimi i tij në vitin 2012, Verrati deri tani ka luajtur në total 88 ndeshje me kampionët e Francës përfshirë këtu edhe 15 përballje në kompeticionin e kampionëve Uefa Champions League.

Ish-lojtari i Pescarës, që nga mbërritja e tij në “Parc des Princes”, është kthyer në një lojtar të padiskutueshëm në formacion e Parisit fillimisht kur kryeqytetasit drejtoheshin nga Carlo Ancelotti dhe tanimë nga Laurent Blanc. Interesimi i klubeve më të mëdha të Europës si Reali i Madridit dhe Juventusi i shtynë drejtuesit e Paris Saint Germain t’i rinovonin kontratën Verrattit. Menjëherë pas firmës 21-vjeçari për faqen e klubit në internet u shpreh: “Kur mendoj për karrierën time unë e shoh vetën vetëm te Paris Saint Germain. Dua të vazhdoj të fitoj tituj me këtë klub, ku normalisht synoj të përmirësohem edhe më tepër si futbollist pasi luaj përkrah shumë lojtarëve të mëdhenj. Parisi është një qytet magjik”.

Ishin këto fjalët e Verrattit që bëri edhe njëherë tjetër me dije si ndihet shumë mirë tek Paris Saint Germain. Ndërkohë për Verrattin foli edhe presidenti i parizienëve, Nasser Al Khelaifi. Në faqen e klubit, numri 1 i skuadrës franceze citoi: “E gjitha Europa e dëshiron Marco Verrattin, por ai preferon të luajë vetëm për Parisin. Marco është një nga talentet më të mëdhenj të brezit e tij dhe ne jemi shumë të lumtur që e kemi në skuadër”. Në fund të deklaratës së tij, Khealifi theksoi se Paris Saint Germain dëshiron të shndërrohet në një nga klubet më të mëdhenj të botës dhe nëse mbështet te talente si Verratti shumë shpejt do ta arrijë diçka të tillë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *