Home / Lajme / Maqedoni / Vërshime në rrugët e Tetovës

Vërshime në rrugët e Tetovës

2 shtator-Moti i lig me shi që përfshiu pjesën më të madhe të vendit krahas shumë vërshimeve nëpër rrugët e qytetit poashtu shkaktoi edhe ndërprerje të rrymës elektrike në disa vendbanime të rajonit të komunës së Tearcës.

Krahas shumë problemeve me të cilët prëballen qytetarët e Tetovës, problem në vete është kanalizimi atmosferik. Çdo herë kur në këtë rajon ka të reshura të shiut kanalizimi mbushet dhe ujrat lëvizin në sipërfaqet e asfaltuara kryesisht në rrugët kryesore. Situatë e këtillë ishte edhe sot kur rrugët e qytetit të Tetovës u shndërruan në lumenj.
Si rrugë ku më së shumti krijohen havari në kanaliizmin fekal gjatë rreshjeve janë bulevardi “Ilinden”, “Kiro Ristovski Dërnc”, “Bllagoja Toska” afër kazermës ku gjatë rreshjeve kjo pjesë e qytetit bëhet e pakalueshme për automjetet. Gjatë rreshjeve të fundit në qytetin e Tetovës, uji jo vetëm që vërshoi nëpër rrugët e qytetit, por i njejti vërshoi edhe në shumë lokale afariste të cilët gjenden në rrugën e Ilindenit.
Moti i lig me shi që përfshiu pjesën më të madhe të vendit krahas shumë vërshimeve nëpër rrugët e qytetit poashtu shkaktoi edhe ndërprerje të rrymës elektrike në disa vendbanime të rajonit të komunës së Tearcës.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *