Home / Lajme / Maqedoni / VMRO-Popullore: BDI kyçet në skenarin Sërb (VIDEO)

VMRO-Popullore: BDI kyçet në skenarin Sërb (VIDEO)

17 Shtator – VMRO-Popullore reagoi sot kundër marrëveshjes për ambasada të përbashkëta midis Shkupit dhe Beogradit, duke shtuar se me këtë marrëveshje koalicioni qeveritar i partive VMRO-DPMNE dhe BDI po e kthejnë vendin në përqafimet e Serbisë.

“Veteranët e vjetër të VMRO-së dhe patriotët e sinqertë të cilët para 20 viteve luftuan për pavarësinë e Maqedonisë, tani si anëtarë të VMRO-DPMNE-së së tanishme, kthehen prapa në përqafimet e Serbisë. Ajo që shërbimi sekret ish-jugosllav UDB nuk arriti as me forcë t`i shëndërrojë patriotët tanë si vasalë serb, tani qeverisja aktuale po e bën këtë në mënyrë të heshtur”, thuhet në reagimin e VMRO- Partia Popullore, që drejtohet nga ish-kryeministri i vendit, Lubco Georgievski.

VMRO-Popullorja ka pyetur koalicionin qeveritar se cilën politikë të jashtme ndaj Kosovës do ta promovojnë me këto përfaqësi të përbashkëta diplomatike, duke marrë parasysh qëndrimin e Serbisë ndaj kësaj çështjeje.

“A do të thotë kjo se Qeveria e Maqedonisë në të cilën merr pjesë edhe BDI-ja do të kyçet në skenarin serb për neglizhimin e pavarësisë së Kosovës dhe pengimin e integrimeve euro-atlantike të këtij shteti fqinj, të cilën Maqedonia e ka njohur”, thuhet mes tjerash në reagimin e partisë së ish kryeministrit Lubco Georgievski.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *