Home / Lajme / Maqedoni / VMRO, synon të përfitojë Llabunishtin për ta ‘marrë’ Strugën

VMRO, synon të përfitojë Llabunishtin për ta ‘marrë’ Strugën

Shkup, 20 shtator – Fitni Dalipi, koordinator i grupit të Këshilltarëve të BDI-së në Këshillin komunal ka dhënë alarmin se tashmë partitë maqedonase kanë ndryshuar strategji dhe me të madhe premtojnë vende pune për banorët e Llabunishtit dhe fshatrave përreth tij.

Sipas tij përplasja elektorale e radhës për kreun e Komunës së Strugës do të jetë edhe më e ashpër kjo për faktin se tashmë sidomos VMRO po kërkon fuqishëm të ketë pjesën e sajë në kulaçin e votave të Llabunishtit dhe fshatrave në funksion të zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Koordinatori i grupit të këshilltarëve të BDI-së në Strugë Fitni Dalipi nënvizon se kjo tendencë do të jetë me pasoja në rast se partitë shqiptare dhe BDI në vecanti nuk ballafaqohen në teren me këtë strategji. Sipas tij VMRO ka përpiluar lista të veçanta me prioritet punësimi për siç i quajnë ata ”Makedonski Muslimanët” duke u premtuar individëve që vinë nga kjo pjesë e Strugës punësim nëpër institucione të ndryshme shtetërore.

Dalipi nënvizon se një paradoks në këtë drejtim është fakti si në Muzeun e Strugës ku numri i shqiptarëve është vetëm dy ndërsa ai i maqedonasve 14 synohet të punësohen katër qytetarë ”Makedonski Musliman” sipas VMRO-së. Sipas Dalipit po me këtë objektivë janë punësuar edhe katër persona të tjerë nga ministria e Drejtësisë në Strugë .

”Sipas informacioneve nga tereni në këtë mënyrë punësimi u është premtuar më shumë se tridhjet banorëve që vinë nga këto fshtar” përfundon ai.

Ndërkohë ish deputeti i BDI-së dhe banor i Llabunishtit Nedim Ramizi potencon se është i njohur me këtë problematik dhe nënvizon se maqedonasit dhe VMRO nëpërmjet punësimit synojnë të rrisin ndikimin e tyre në këtë zonë. Ramizi gjithashtu thotë se kjo ka ardhur edhe për fajë të partive politike shqiptare që pavarsisht mbështetjes masive që kanë marr në zgjedhje nuk kanë angazhuar sa duhet kuadro nga kjo zonë.

Ndërkohë edhe pse tentuam nuk arritëm të marrim një prononcim nga dega e VMRO-së për këtë pretendim të ngritur. Subjektet maqedonase në Strugë, pas dështimit që të marrin drejtimin e Komunës së Strugës, nga pikpamja elektorale duket se kanë shtuar vëmendjen ndaj këtyre vendbanimeve të Strugës, ku prej shumë vitesh nuk shënojnë rezultate pozitive në zgjedhje.

Në këtë rajon janë shpeshtuar vizitat e shumë zyrtarëve maqedonas, gjë që flet për një strategji tjetër në funksion të zgjedhjeve të ardhshme lokale. Fshatrat e kësaj ane të Strugës si Llabunishti, Podgorca, Oktisi, Boroveci dhe Jabllanica për dekada me radh nga sistemi monist dhe ky i tanishmi ishin të privuar nga gjuha shqipe, dhe ishin përballë një politike asimiluese dhe shkombtarizuese permanente. Për shtetin dhe pushtetin, ata ishin herë makedonski muslimani, herë torbesh, në varësi të konjukturës politike pavarësisht deklarimeve të tyre të vazhdushme se i përkisnin identitetit shqiptar, i cili sot po del në sipërfaqe në mënyrë të natyrshme.

Llabunishti ndodhet 14 kilometra në përëndim të fushës së Strugës dhe shtirhet mes malit Jabllanicë në kufi me Shqipërinë, përndryshe është një nga vendbanimet më të mëdha të Strugës me afërsisht 9 mijë banor.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *