Home / Lajme / Maqedoni / Volers: Politika aktuale, recetë për ta shkatërruar shtetin! (VIDEO)

Volers: Politika aktuale, recetë për ta shkatërruar shtetin! (VIDEO)

Shkup, 12 shtator – Edhe një politikan amerikan ka kritikuar mënyrën se si po bëhet politika aktuale në Maqedoni.

Ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Pol Uolers, ka deklaruar se politika që bëjnë liderët politik në Maqedoni është recetë se si shkatërrohet një shtet dhe jo politikë që ndihmon tejkalimin e konflikteve.

“Në përgjithësi, liderët politik në Maqedoni politikën e shohin si lojë për përfitime personale dhe partiake”, tha Uolers në Konferencën Shkencore me rastin e 100 vjetorit të fillimit të Luftës së Parë Botërore.

Ai ka thënë se fatkeqësisht, në këtë vend, sheh liderë që politikën e shohin si lojë afatshkurtër për të përfituar për vete dhe për partinë e vet, e cila nxit konflikt në vend që të punojnë për t’i zgjidhur konfliktet. “Mendoj se kjo është recetë për të shkatërruar shtetin”, deklaroi ambasadori Uolers.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *