Home / Lajme / Botë / Vritet lideri i grupit islamist sirian Ahrar al Sham

Vritet lideri i grupit islamist sirian Ahrar al Sham

Damask, 10 Shtator – Lideri i grupit islamist sirian Ahrar al Sham, Hasan Abud është vrarë në sulmin me bombë gjatë një takimi.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin veriperëndimor të Ram Hamdan, ku përveç Abud kanë mbetur të vdekur edhe disa komandantë të lartë të grupit. Ahrar al-Sham është pjesë e Frontit Islamik, një koalicion i shtatë grupeve rebele islamike.

Gjatë muajit shkurt Ahrar al-Sham fajësoi ISIS për vrasjen e disa anëtarëve të saj pas një sulmi.

Grupe aktivistësh kanë thënë se të paktën 40 persona kanë mbetur të vdekur nga sulmi, megjithëse numri ende nuk ende nuk është zyrtarizuar. Ahrar al-Sham është një nga grupet më të mëdha rebele që luftojnë kundër qeverisë së Presidentit Bashar al-Asad.

Edhe pse grupi është i vijës së ashpër islamike, ai ka kundërshtuar dhe është përleshur me ultra-radikalët e Shteti Islamik (IS), të cilët dyshohen si autorë të sulmit të ditës së martë. Kjo ngjarje vjen në një moment kur Shtetet e Bashkuara po kërkojnë të bashkojnë opozitën siriane në luftën kundër IS.

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *