Home / Lajme / Maqedoni / Xhaferi: Maqedonia jashtë NATO-s, rrezik për rajonin (VIDEO)

Xhaferi: Maqedonia jashtë NATO-s, rrezik për rajonin (VIDEO)

Tetovë, 06 Shtator – Në gjithë këtë çështje, për dallim nga samiti i Uellsit, BDI-ja dritë në tunel, sheh në Samitin e Berlinit që para ca kohësh u mbajt në Gjermani, ku e dhe vetë kancellarja Merkel u shpreh se nevojitet zgjidhje e çështjes së emrit.

Bashkimi Demokratik për Integrim nuk ka marrë një qëndrim se si të veprojë më tej pas dështimit të Maqedonisë në Samitin e NATO-s në Uells. Asnjë koment për kërcënimet e kreut të integristëve Ahmeti se nëse Maqedonia në shtator nuk zgjidh emrin, atëherë vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme. Zv/kryeministri Musa Xhaferi tha se BDI si pjesë e Qeverisë ka bërë gjitha përpjekjet me faktorin ndërkombëtar për të përshpejtuar zgjidhjen e emrit, pengesë kjo e cila po mban Maqedoninë jashtë NATO-s.

“Ne kemi bë përpjekjet maksimale që të krijojmë favore duke krijua kontakte edhe me shtetet e Evropës, kontakte ndërkombëtare me SHBA-të për të krijuar një klimë për një dialog, apo një kompromis mes dy vendeve dhe ne mendojmë ë kjo është rruga e vetme dhe pa alternativë e cila e ka vendin në NATO dhe BE. Unë pajtohem me atë se kjo po ndodh shumë vite, shumë gjatë dhe njerëzit po bëhen skeptik, mirëpo duke pas parasysh se ne jemi të rrethuar nga shtetet e NATO-s Bullgaria, Greqia dhe Shqipëria, Kosova do të jetë patjetër në të ardhmen e afërt pjesë e NATO-s, nuk ka asnjë alternativë ose do të ishte shumë me rrezik nëse Maqedonia mendon se mund të mbetet neutrale”, u shpreh Musa Xhaferi, BDI, transmeton Televizioni Koha.

Në gjithë këtë çështje, për dallim nga samiti i Uellsit, BDI-ja dritë në tunel, sheh në Samitin e Berlinit që para ca kohësh u mbajt në Gjermani, ku e dhe vetë kancellarja Merkel u shpreh se nevojitet zgjidhje e çështjes së emrit.

“Samiti i Berlinit është një shtytje e re dhe është një politikë e re për Ballkanin perëndimor ku do të rrumbullakoj të gjitha çështjet e hapura përfshi edhe çështjen e Maqedonisë me Greqinë. Ne jemi dëshmitarë të deklaratave të kancelares Merkel se kjo çështje duhet të zgjidhet, se këto do ta favorizojnë një dialog mes Athinës dhe Shkupit dhe sa i përket BDI-së por edhe shqiptarëve ne nuk kemi alternativë tjetër”, deklaroi Musa Xhaferi, BDI, transmeton Televizioni Koha.

Samiti i NATO-s që u mbajt në Ulls, përsëriti qëndrimin e samiteve tjera për Maqedoninë.

“Ne përsërisim marrëveshjen e Samitit të Bukureshtit të vitit 2008, ashtu siç bënë në Samitet vijuese, që t’ia dorëzojmë ftesën Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, për anëtarësim në Aleancë sapo të arrihet zgjidhje e përbashkët e pranueshme për çështjen e emrit nën patronazhin e OKB-së, dhe inkurajojmë fuqishëm angazhimin më intenziv për arritjen e zgjidhjes. Zgjidhja e shpejtë, dhe anëtarësimi i saj më pas do të kontribuojë për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit”.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *