Home / Lajme / Maqedoni / Xhaferri priti ambasadorin Bushati

Xhaferri priti ambasadorin Bushati

Shkup, 10 Shtator – Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë, Musa Xhaferri, të mërkurën ka realizuar takim me ambasadorin e ri të Republikës së Shqipërisë në Shkup, Petrit Bushati.

Në këtë takim të parë, zëvendëskryeministri Xhaferri përgëzoi ambasadorin Bushati për emërimin e tij ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë dhe njëherësh shfrytëzoi rastin që t’ia urojë marren e statusit të vendit kandidat për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ai në këtë rast theksoi se synimi i vendeve të rajonit është anëtarësimi në familjen e madhe evropiane dhe se në këtë drejtim bashkëpunimi rajonal është më se i nevojshëm për realizimin e këtij qëllimi të përbashkët.

“Anëtarësimi në strukturat euro-atlantike garanton siguri, stabilitet dhe zhvillim ekonomikë të rajonit dhe se alternativë tjetër nuk ka”, theksoi Xhaferri.

Bashkëbiseduesit vlerësuan se marrëdhëniet në mes dy vendeve janë të mira dhe në të ardhmen duhet fokusuar në thellimin e bashkëpunimit në sfera të ndryshme, si në kulturë, arsim, bashkëpunimin ekonomikë… Ata shprehën gatishmëri për nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim në sferën e arsimit, marrëveshje kjo e cila duhet të vazhdohet si dhe marrëveshja për bashkëpunim në sferën e kulturës. Gjithashtu, në këtë takim u bisedua edhe për angazhimin e të dy qeverive për realizimin e projekteve infrastrukturore, si ndërtimi i rrugës së Arbërit, Korridori 8, lidhja hekurudhore si dhe projekte tjera.

Njëkohësisht, zëvendëskryeministri Musa Xhaferi e njohu ambasadorin me dinamikën e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, duke ritheksuar se zbatimi i këtij dokumenti është një nga prioritet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së bashku me procesin e integrimit dhe zhvillimit ekonomik.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *