Home / Lajme / Maqedoni / Zaev: Maqedonia, vend i pashpresë

Zaev: Maqedonia, vend i pashpresë

Shkup, 08 Shtator – Për LSDM-në opozitare, Maqedonia, tashmë prej vitesh është bërë një vend i pashpresë, nga një shtet i të gjithë qytetarëve është kthyer në shtet i vetëm disa individëve.

Në 23 vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë Zoran Zaev vlerëson se Maqedonia tani më është vend i mirë dhe komodë për të jetuar vetëm për disa individë dhe u bë keqja e popullit të saj.

‘Vallë për një Maqedoni të tillë është derdhur gjak dhe janë humbur jetë në të kaluarën. Vallë shumica e popullit të cilët para 23 viteve votuan për gjatë referendumit, kishin menduar se do ta shohin Maqedoninë të përkulur dhe të nënçmuar. Nga një vend me shpresë ajo u bë e kundërta, nga një shtet i të gjithëve, Maqedonia u bë shtet i vetëm disa individëve. Plotë 13 vite Maqedonia varet nga vullneti i patriotëve të rrejshëm’, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së, transmeton Televizioni Koha.

Lideeri i opozitës Zaev me porosi për pushtetin se e ka patjetër të sigurojë garanci ligjore për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Ai tha se Gruevski ka edhe pak kohë për të vendosur nëse do të ulet në tavolinë që të bisedojë për tejkalimin e krizës, duke kërcënuar se opozita do të humb durimin.

‘Nëse vërtet dëshiron qeveria që të zgjidhet kriza politike, do të ulet dhe do të bisedojë për argumentet dhe kërkesat tona, kurse dëshmitarë i yni do të jetë opinioni, edhe për argumentet tona por edhe të tyret. Edhe pak mund të presim që përmes bisedës të gjenden zgjidhje dhe në praktikë ti realizojmë. Të gjithë e dinë se vendi ynë nuk ka kohë për të pritur e humbur, po nuk kanë as qytetarët’, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së, transmeton Televizioni Koha.

Në 23 vjetorin e mbajtjes së referendumit në të cilin qytetarët u deklaruan për shtet të pavarur dhe sovran, delegacione të Kuvendit, Qeverisë, përfaqësues të zyrës së Presidentit, partive politike dhe Komunave vendosën lule para përmendores ‘Heronjtë e rënë’. Ditën e Pavarësisë autoriteteve në vend, përmes sekretarit shtetëror Xhon Kerri, ua uroi edhe presidenti i SHBA-ve, Barak Obama. Ai në telegram-urimin e tij kujtoi se larmia e popullsisë në Maqedoni është burim i energjisë dhe po e lëvizë vendin përpara. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *