Home / Lajme / Maqedoni / Zaev: Shqiptarët kontrollohen nga Gruevski

Zaev: Shqiptarët kontrollohen nga Gruevski

26 shtator-Lideri opozitar Zaev ka kritikuar rëndë dënimet maksimale ndaj protestuesve të rastit ‘Monstra’. Derisa duke folur për BDI-në dhe PDSH-në, ka theksuar se ata tërësisht kontrollohen nga Nikolla Gruevski

Kryetari i opozitares LSDM Zoran Zaev, në emsionin e sontem “Rruga drejt” mes tjerash tha se VMRO patjetër të ulet të bisedojë me të në interes të shtetit.

Lideri opozitar Zaev ka kritikuar rëndë dënimet maksimale ndaj protestuesve të rastit ‘Monstra’. Derisa duke folur për BDI-në dhe PDSH-në, ka theksuar se ata tërësisht kontrollohen nga Nikolla Gruevski.

“Nuk shoh opozitë te shqiptarët, BDI si që dihet është e dorëzuar plotësisht nga interesat personale në pushtet, por të krijohet përshtypja se edhe PDSH është e lidhur me VMRO-në, është një ‘Sushiko koalicion’, argumentet, pra janë se është e kotrulluar nga Sasho Mijalkov. Unë dua që të ketë një opozitë të fuqishme tek shqiptarët. Jam i gatshëm të komunikoj me gjitha partitë shqiptare. Pra, nuk kam parajgykime, qëndrimet e LSDM-së janë të kristalta dhe të pastra”, ka thënë më tej Zaev, në emisionin “Rruga drejt” në Alsat-M.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *