Home / Lajme / Maqedoni / Zbulohen edhe 5 spiun (VIDEO)

Zbulohen edhe 5 spiun (VIDEO)

Shkup, 29 shtator – Komisioni për Verifikimin e Fakteve ka zbuluar sot edhe 5 bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete. Njëri prej tyre është edhe një ish rektor i universitetit “Shën Kirili dhe Metodij”, i vdekur tashmë.

Sipas Komisionit, ai iu ka ofruar informacione shërbimit sekret, mbi një student të tij të doktoratës. Ndërkohë, 4 dosjet e tjetra i përkisnin një ish gjeneral dhe konsull i Maqedonisë në Toronto, një drejtori të kompanisë ajrore shtetërore, një profesori nga Strumica dhe drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Kumanovë.

“Nga këto pesë dosje, vetëm për një person u vërtetua se ka qenë bashkëpunëtor i ish shërbimeve sekrete. Personi në fjalë tani më, është i ndjerë, megjithatë emri dhe mbiemri i tij nuk do të publikohet por do të figurojë vetëm në regjistrin e faqes sonë të internetit. Bëhet fjalë për një rektor të një Universiteti në Maqedoni, i cili gjatë viteve ’80, iu ka dhënë shërbimeve sekrete informacione për një student doktorate të universitetit të tij. Për 4 rastet e tjera janë miratuar raportet, por vendimet do të miratohen gjatë mbledhjes së radhës së komisionit, me qëllim konfirmimin e gjendjes në Zyrën Civile”, u shpreh Predrag Dimitrovski, anëtar i Komisionit për Verifikimin e Fakteve.

Ndërkohë, Komisioni për Verifikimin e Fakteve u amnistua sot nga përgjegjësia e institucioneve të tjera, të cilat edhe pas procesit të lustrimit dhe publikimit të emrave të ish bashkëpunëtorëve, lejojnë që këta persona të vazhdojnë të ushtrojnë detyra publike.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *