Home / Lajme / Maqedoni / Zëvendës kryeministri Besimi takohet me ambasadorin e Polonisë

Zëvendës kryeministri Besimi takohet me ambasadorin e Polonisë

Shkup, 10 Shtator – Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane, Fatmir Besimi, sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Polonisë në Republikën e Maqedonisë, Jacek Multanovski.

Në fillim të takimit, Besimi e uroi ambasadorin për funksionin e ri, si dhe e uroi për zgjedhjen e kryeministrit të Polonisë, Donalld Tusk për kryetar të Këshillit të Evropës.

Duke i uruar punë të suksesshme gjatë mandatit, Besimi bisedoi për integrimin e Republikës së Maqedonisë, si dhe për arritjet e fundit të vendit lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ku gjithashtu theksoi se integrimi evropian mbetet prioritet strategjik i vendit tonë dhe i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Ambasadori i Polonisë Multanovski, theksoi se Republika e Polonisë është e përkushtuar fuqishëm në zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe do të vazhdojë ta përkrah Republikën e Maqedonisë në këtë rrugë, duke theksuar se qëndrojnë në disponim për këmbimin e përvojave të tyre rreth implementimit të reformave dhe plotësimit të kritereve të Bashkimit Evropian.

Dy bashkëbiseduesit theksuan se marrëdhëniet e mira bilaterale mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Polonisë edhe më tej do të vazhdojnë, ndërsa do të kontribuohet edhe në thellimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës, arsimit, shkencës, shëndetësisë, gjyqësisë dhe sundimit të ligjit, të cilat paraqesin forcë lëvizëse të vendit drejt BE-së.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *