Home / Lajme / Maqedoni / Zëvendëskryeministri Besimi në vizitë në Shkollën Wilson

Zëvendëskryeministri Besimi në vizitë në Shkollën Wilson

3 shtator-Në deklaratën e dhënë për mediumet, Zëvendës Kryeministri theksoi që një prej kushteve kryesore për euro-integrim është cilësia e sistemit arsimor në vend dhe që shkolla Wilson i përmbush këto kërkesa me përpikëri dhe sukses.

Duke shënuar fillimin e vitit të ri shkollor, dhe në kuadër të projektit Rinia për Evropën, sot, Zëvendës Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për çështje evropiane, z. Fatmir Besimi, vizitoi shkollën e Woodrow Wilson në Tetovë.
Gjatë vizitës, Zëvendës Kryeministri u njohtua me mbarëvajtjen e procesit arsimor, me punën e studentëve dhe mësimdhënësve, si dhe me infrastrukturën moderne të kampusit të Shkollës Wilson duke patur mundësinë për të parë personalisht perspektivën e tyre në procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë.
Në deklaratën e dhënë për mediumet, Zëvendës Kryeministri theksoi që një prej kushteve kryesore për euro-integrim është cilësia e sistemit arsimor në vend dhe që shkolla Wilson i përmbush këto kërkesa me përpikëri dhe sukses. Në fjalimet që u dhanë para nxënësësve dhe stafit në amfiteatrin e shkollës, drejtoresha e shkollës, znj. Elita Zylbeari Masha në emër të shkollës e prezantoi Zëvendës Kryeministrin me një pllakë nderi dhe shtoi që vizita e sotme nuk është e rastit, dhe se Shkolla Wilson është një bërthamë me vlera perëndimore që është në të njëjtën linjë me punën që bën z. Besimi me kabinetin e tij. Pas një shkëmbimi pyetjesh dhe pergjigjesh me nxënësit, Zëvendës Kryeministri u dha një mesazh inkurajues duke u uruar vazhdimin e punës dhe krijimin e vlerave të cilat ne si qytetarë do t’i kontribuojmë për Evropën.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *