Home / Lajme / Rajon / Zyrtare: Operacioni i plotë i Policisë ku u arrestuan 15 persona, 12 prej të cilëve imamë të BIK’ut (VIDEO)

Zyrtare: Operacioni i plotë i Policisë ku u arrestuan 15 persona, 12 prej të cilëve imamë të BIK’ut (VIDEO)

Kosovë, 17 Shtator – Si vazhdimësi e hetimeve Policia e Kosovës pas një pune operative-hetimore disamujore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, sot (17.9.2014) në orët e hershme të mëngjesit ka realizuar një operacion të gjerë policor në nivel të vendit, për arrestimin e personave të dyshuar, për të cilët dyshohet se kanë kryer vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Ky operacion policor është ndërmarrë duke vlerësuar rrezikun dhe rëndësinë për sigurinë nacionale, mbrojtjen e rendit kushtetues, ruajtjen e rendit dhe ligjit si dhe në frymën e ruajtjes së respektimit të të drejtave të secilit person të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Republika e Kosovës njihet si vend i tolerancës fetare dhe i respektimit të të drejtave të njeriut pa dallime race, feje apo gjinie.

Gjatë realizimit të këtij operacioni policor janë bastisur gjashtëmbëdhjetë (16) lokacione ku janë arrestuar pesëmbëdhjetë (15) persona, nën dyshimin se kanë kryer vepra penale nga kapitulli “VEPRAT PENALE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES DHE SIGURISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS” i Kodit Penal të Kosovës.

Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë:

•SH. K. (1966) – Prishtinë

•T. A. (1987) – Prishtinë

•F. R. (1960) – Prishtinë

•E. A. (1971) – Mitrovicë

•E. R. (1976) – Mitrovicë

•E. N. (1981) – Mitrovicë

• E. G.(1978) – Pejë

• D.GJ. (1987) – Pejë

• M.M. (1958) – Prizren

• B. R. (1980) – Prizren

• I. B. (1981) – Prizren

• L. R. (1979) – Prizren

• A. M. (1985) – Ferizaj

• Sh. K.(1989) – Ferizaj

• S. S. (1981) – Gjilan

Ndërsa në cilësi të provave materiale janë konfiskuar materiale inkriminuese lidhur me veprat për të cilat dyshohen këta persona, duke përfshirë pajisje elektronike si dhe dëshmi tjera që ndërlidhen me rastin.

Policia e Republikës e Kosovës shfrytëzon rastin që përmes kësaj komunikate zyrtare dëshiron të njoftojë qytetarët e saj për rrezikun që i kanoset çdokujt që merr rrugë për t’iu bashkangjitur organizatave të dyshuara që operojnë në territorin e Sirisë dhe Irakut, ku deri më tani disa persona nga RKS janë deklaruar të vrarë.

Një pjesë e madhe e këtyre organizatave siç janë Al-Nusra dhe ISIS, janë të shpallura Organizata Terroriste nga organizmat ndërkombëtarë si dhe të njohura si të tilla edhe nga institucionet vendore, andaj Policia e Kosovës iu bën apel të gjithë personave që mos të bien pre e joshjeve dhe indoktrinimeve ideologjike dhe për çdo rast të njoftojnë Policinë e Kosovës.

Në të kundërtën Policia e Kosovës duke u bazuar në mandatin ligjor do të ndërmarrë të gjitha masat për të parandaluar dhe për të luftuar çdo formë të ekstremizmit të dhunshëm, përfshirjes së individëve në aktivitete kriminale në organizata apo grupe terroriste brenda dhe jashtë Kosovës, si dhe të gjithë atyre që në çfarëdo forme përkrahin, financojnë, rekrutojnë apo nxisin urrejtje kombëtare, racore apo fetare.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *