Home / Lajme / Maqedoni / 2950 aplikime për shlyerje të borxhit (VIDEO)

2950 aplikime për shlyerje të borxhit (VIDEO)

Tetovë, 13 tetor – Një pjesë e madhe e qytetarëve të Tetovës dhe rrethinës shpresat për shlyerje të borxhit të tyre i kanë tek qendra për punë socila në bazë të një vendimi qeveritar për shlyerje të borxhit për kategoritë e rrezikuara sociale, transmeton Televizioni Koha.

Qytetarët më shumë kanë aplikuar për shlyerje të borxhit për rrymën elektrike dhe taksës radiodifuzive.

“Në bazë të vendimit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale sot përfundon afati i aplikimit ëpr shlyerjettë borxheve të rasteve sociale. Deri më sot kanë aplikuar 2950 persona nga Tetova. Kryesisht ata më shumë janë të interesuar për shlyerjen e borxheve të rrymës elektrike dhe taksave të radiodifuzionit. Poashtu nuk mungojnë edhe aplikimit për shlyerjen e kamate të kredive”, thotë Iljaz Aliu, udhëheqës i sektorit për mbrojtje sociale, transmeton Televizioni Koha.

Brenda muajit të ardhshëm pritet që të dalin edhe vendimet e para nga ana e Ministrisë së punëve dhe Politikës Sociale, kurse qytetarët e Tetovës të cilët deri më tash kanë aplikuar të gjitha dokumentet i kanë pasur në rregull, thonë nga qendra për punë sociale në Tetovë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *