Home / Lajme / Rajon / A ndërmjetësoi Merkel për takimin e Vucicit dhe Ramës më 10 nëntor?

A ndërmjetësoi Merkel për takimin e Vucicit dhe Ramës më 10 nëntor?

20 tetor-Burime të Top Channel bëjnë me dije se ka qenë presioni i shtuar ndërkombëtar mbi Beogradin që të mos ndërpritej vizita e Kryeministrit shqiptar në datën e planifikuar.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic deshi ta anulojë tërësisht vizitën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në Beograd, por kancelaria gjermane Angela Merkel mendoi ndryshe!

Burime të Top Channel bëjnë me dije se ka qenë presioni i shtuar ndërkombëtar mbi Beogradin që të mos ndërpritej vizita e Kryeministrit shqiptar në datën e planifikuar.

Mësohet se kryeministri serb ka kërkuar mirëkuptim, për shkak të atij që ai quan “presioni i brendshëm” nuk mund ta priste homologun shqiptar.

Por ajo qe nuk mirëkuptoi Perëndimi ishte anulimi i ftesës së Vucicit për Ramën, duke parë si rrugën e mesme shtyrjen disa ditë të saj.

Burime diplomatike i thanë Top Channel se shtyrja me një datë të përcaktuar dhe të afërt është dakorduar paraprakisht me Kancelaren Merkel, e cila e ka përjashtuar kategorikisht çdo mundësi për një shtyrje pa afat nga pala serbe, e cila ka ngurruar deri në fund të shtrojë tapetin e kuq e të ngrejë flamurin kuqezi pas asaj që ndodhi në stadiumin e Partizanit. /tch/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *