Home / Lajme / Maqedoni / Afera ‘Spiuni’, mbi 70 vjet burg për 18 të arrestuarit

Afera ‘Spiuni’, mbi 70 vjet burg për 18 të arrestuarit

6 tetor-Në këtë proces ishin akuzuar gjithsej 19 persona, 5 prej tyre do ta presin në liri hyrjen në fuqi të aktvendimit, ndërsa të tjerëve iu vazhdua paraburgimi. Sipas akuzës, grupi i spiunazhit ishte formuar në vitin 2009 dhe ka funksionuar deri në vitin 2012, duke u pasuruar përmes shitjes së informacioneve, shërbimeve sekrete greke dhe hungareze

Rasti “Spiuni” u përmbyll me mbi 70 vite burg për 18 të akuzuarit. Dënim më të lartë prej 15 vjet heqje lirie mori Marjan Efremov, nën akuzën se ka spiunuar për shërbimet e huaja sekrete, ndërkohë që është marrë edhe me shantazhe dhe mitmarrje. Sipas akuzës, Efremov, së bashku me 3 të akuzuar të tjerë, kishin krijuar grup për spiunim duke iu ofruar sekrete shtetërore shërbimeve hungareze dhe greke. Ish gjenerali Goran Stojkov është dënuar me 9 vjet burg ndërsa Ixhet Abdi, ish punonjës i Agjencisë për Kundërzbulim u dënua me 4 vjet. Ish drejtori i Drejtorisë kundër Pastrimit të Parave Vane Cvetanov u dënua me 3 vjet burg, Aleksandar Dinevski me 4,5 vjet heqje lirie, Cvetan Damjanovski 6,5 vite burg. Të akuzuarit e tjerë morën dënime që variojnë nga 1 deri në 4 vjet. Dënim me kusht iu dha të akuzuarit Sllobodan Milloshevski i cili e kishte pranuar më herët fajin se ka shantazhuar. Ish shefi i kabinetit të Krye-parlamentarit Marjan Maxhoski u dënua me 1,5 vjet burg. Dënim më të ulët prej 1 viti heqje lirie mori Georgi Haxhi Micev. Gazetarit Zoran Bozhinosvki i cili akuzohet për rastin e njëjtë, do t’i komunikohet dënimi pasi të ekstradohet nga Novi Sadi. Në fjalën përmbyllëse, të akuzuarit theksuan se nuk janë fajtorë, nuk kanë shantazhuar dhe se kanë punuar çdoherë në interes të shtetit të tyre. Ata mohuan akuzën dhe kërkuan nga gjyqi t’i lirojë nga përgjegjësia penale. Ish drejtori i Drejtorisë kundër Pastrimit të Parave Vane Cvetanov tha se nuk është i përfshirë me ndërgjegjen e tij, por përmes gazetarit Zoran Bozhinovski. Ndërsa Marjan Maxhovski u shpreh se është viktimë i Efremovit, i cili ka kërcënuar atë për ndryshim të vendit të punës, si shef i kabinetit të kryeparlamentarit. Avokatët e të akuzuarve nuk deshën të komentonin vendimin e sotëm gjyqësor. Në këtë proces ishin akuzuar gjithsej 19 persona, 5 prej tyre do ta presin në liri hyrjen në fuqi të aktvendimit, ndërsa të tjerëve iu vazhdua paraburgimi. Sipas akuzës, grupi i spiunazhit ishte formuar në vitin 2009 dhe ka funksionuar deri në vitin 2012, duke u pasuruar përmes shitjes së informacioneve, shërbimeve sekrete greke dhe hungareze.Alsat

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *