Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti kërkon ndihmë nga FBI për rastin Monstra (VIDEO)

Ahmeti kërkon ndihmë nga FBI për rastin Monstra (VIDEO)

Tetovë, 1 tetor – Kreu i integristëve, Ali Ahmeti, ka kërkuar nga FBI që ta mbikëqyrë tërë procesin rreth rastit “Monstra” ku 6 persona janë dënuar me burg të përjetshëm, për vrasjen e pesëfishtë tek liqeni i Smilkovës, shkruan Utrinski Vesnik.

‘Utrinski’ shkruan se për këtë Ahmeti ka biseduar edhe me partnerin e koalicionit Nikolla Gruevski.

Nderkaq, Ali Ahmeti ka deklaruar se lidhur me zgjedhjet e parakohëshme për një gjë të tillë nuk ka ambient dhe disponim as brenda koalicionit, as tek qytetarët, por as tek faktori ndërkombëtar, ndërkohë që e ftoi opozitën që të kthehet në parlament. Ai pranoi se ka pakënaqësi në partinë e tij pë stagnimet e proceseve politike të brendshme.

“ Në BDI ka pakënaqësi. Çdo hap që kemi ndërmarrë ka qenë shumë transparent. Vendimi ynë që t’u jepet përparësi në 6 muajt e parë proceseve integruese do të thoshte të shtyjmë çështjen e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, si çështje që ne do ta hapnim pas 6 muajsh. Atëherë nuk ishim të vetëdijshëm për situatën në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, por ishim në rrethana normale, të angazhuar për zgjidhjen e problemit me Greqinë”, ka thene Ahmeti.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *