Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Më propozuan ndarjen, nuk pranova. Kunderpergjigjet Zheji

Ahmeti: Më propozuan ndarjen, nuk pranova. Kunderpergjigjet Zheji

23 tetor-
Ndarjen e territorit te Maqedonisë, Ali Ahmeti, kryetar i BDI-se, thotë se e ka refuzuar prej momentit kur u propozua ne vitin 2001, kur ishte komandant u Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Ky projekt i ndarjes, sipas Ahmetit ishte artikuluar nga kryeministrit maqedonas i kohës, Lubjço Georgievski.

Gjate një interviste ne emisionin “Opinion”, me Blendi Fevziun, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti zbuloi se Kryeministri i asaj kohe, i kishte propozuar ndarjen e Maqedonisë. Deklarata e Ahmetit u be ndersa flitej për luftën e vitit 2001, ne kohen kur ai ishte Komandant i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Ndarjen e territorit te Maqedonisë, Ali Ahmeti, kryetar i BDI-se, thotë se e ka refuzuar prej momentit kur u propozua ne vitin 2001, kur ishte komandant u Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Ky projekt i ndarjes, sipas Ahmetit ishte artikuluar nga kryeministrit maqedonas i kohës, Lubjço Georgievski.
Ahmeti thotë se ndarja do të ishte shumë e dëmshme për shqiptarët.

Ali Ahmeti, mendon se shqiptarët dhe maqedonasit, nuk duhet të mendojnë për ndarje, por të përqendrohen tek proceset integruese.

Ndërkohë, po në këtë emision ka shfaqur një mendim ndryshe analisti i mirënjohur shqiptar, Artur Zheji i cili ka thënë se ajo që ia ofroi Lubço Geoogievski – Ali Ahmetit, nuk ishte ndarja e Maqedonisë, por një llokme, ose një pashallëk për Ali Ahmeti.

“E para njëherë, Ali Ahmetit nuk i është propozuar ndonjëherë një ndarje e Maqedonisë, por një copë, një llokme. Kjo ishte një lloj dhënie pashallëku për Ali Ahmetin, ndërkohë që shqiptarët e kishin fituar luftën, humbësi i jepte fituesit pashallëkun e tij. Ajo e propozuar ishte shumë më keq se ndarja, në të gjitha parametrat… Sot që ne flasim Lubço Georgievksi ka kërkuar një pasaportë bulgare. Zgjidhja më e mirë për shqiptarët e Maqedonisë ende nuk ka ardhur, të gjitha koalicionet që krijohen në Maqedoni herët a vonë lënë të parealizuar kontratën të lidhur me popullin, apo edhe Marrëveshjen e Ohrit. Përshembull shpërndarja e gjitha buxheteve të Shkupit (Qeverisë) shkojnë te pjesa maqedonase, kurse asgjë nuk shkon në Tetovë, Gostivarë, apo edhe në vendlindjen e Ali Ahmetit, por në këto vendbanime të del përpara lopa e kali”, – theksoi Zheji

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *