Home / Lajme / Rajon / Ahmeti takon Bushatin: Qeveria shqiptare, mbështetje integrimit të Maqedonisë

Ahmeti takon Bushatin: Qeveria shqiptare, mbështetje integrimit të Maqedonisë

10 tetor-Me takimin e sotëm, Ahmeti ka filluar vizitën zyrtare 3 ditore në Tiranë. Gjatë ditës së nesërme kryetari i BDI-së do të takojë kryeministrin Edi Rama, presidentin Bujar Nishani dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti është pritur në takim tek Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë kanë zënë vend qendror në takim. Bushati ka shprehur mbështetjen e plotë të Qeverisë shqiptare për integrimin euro-atlantik të Maqedonisë, njofton Alsat M.

Është biseduar edhe për çështjen e emrit dhe rolin që mund të bëjë Shqipëria lidhur me këtë çështje. Ahmeti dhe Ministri i Jashtëm shqiptar kanë diskutuar edhe për marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni, Korridorin 8 dhe çështje të tjera me rëndësi për shqiptarët e Maqedonisë. Palët kanë diskutuar edhe për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive periudhën në vazhdim.

Me takimin e sotëm, Ahmeti ka filluar vizitën zyrtare 3 ditore në Tiranë. Gjatë ditës së nesërme kryetari i BDI-së do të takojë kryeministrin Edi Rama, presidentin Bujar Nishani dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.zhurnal

Gjithashtu lexo

Në çdo 32 kërkesa për azil, ja sa shqiptarë kanë mundur të përfitojnë

Numri i kërkesave për azil nga shqiptarët në vendet e BE-së në 2016-ën arriti në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *