Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti uron Thacin (VIDEO)

Ahmeti uron Thacin (VIDEO)

Tetovë, 12 tetor – Njëkohësisht, ju uroj për vendimin që të riktheheni në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe të vijoni aktivitetet tuaja si një opozitë konstruktive që do të ofron zgjidhje alternative për çështjet me të cilat ballafaqohet shoqëria jonë. Tek BDI do të gjeni partner për çdo çasje konstruktive dhe për çdo ofertë cilësore për ta përmirësuar jetën e qytetarëve.

I pari që ka uruar zgjedhjen në krye të Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçin, ka qenë rivali kryesor i tij Ali Ahmeti.

“Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Z. Ali Ahmeti, uron Z. Menduh Thaçi për rizgjedhjen e tij në Krye të Partisë Demokratike Shqiptare në Kongresin partiak të mbajtur sot në Tetovë.

Në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim, kam kënaqësinë që të përshëndes rizgjedhjen tuaj në krye të Partisë Demokratike Shqiptare dhe të ju uroj shëndet dhe sukses në punën tuaj si lider i opozitës shqiptare në Maqedoni.

Dallimet midis këndvështrimeve tona janë dobiprurëse për shoqërinë tonë dhe kontribuojnë në zgjidhje cilësore të çështjeve që preokupojnë qytetarët. Por, unë jam i sigurt që ndajmë qëndrime të ngjajshme në lidhje me çështjet madhore që e presin vendin tonë dhe që bashkarisht do të japim kontribut konstruktiv në tejkalimin e këtyre pengesave që do të mundësojnë mirëqenien e qytetarëve tanë.

Njëkohësisht, ju uroj për vendimin që të riktheheni në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe të vijoni aktivitetet tuaja si një opozitë konstruktive që do të ofron zgjidhje alternative për çështjet me të cilat ballafaqohet shoqëria jonë. Tek BDI do të gjeni partner për çdo çasje konstruktive dhe për çdo ofertë cilësore për ta përmirësuar jetën e qytetarëve.

Në përfundim, uroj që ky rikthim të shënon edhe një epokë të re ne diskursin publik midis partive politike shqiptare dhe në përputhje me pritshmëritë e qytetarëve”, thuhet në telegram urimin e Ali Ahmetit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *