Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti vizitë në Tiranë

Ahmeti vizitë në Tiranë

10 tetor- Gjatë takimit me kryeministrit Edi Rama, Ahmeti ka kërkuar që Shqipëria si vend anëtare e NATO-së të bëjë rol aktiv në përafrimin e palëve kontestuese për çështjen e emrit, Maqedoninë dhe Greqinë

Zhbllokimi i procesit integrues të Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian është tema kryesore e vizitës së liderit të BDI-së Ali Ahmeti në Tiranë. Gjatë takimit me kryeministrit Edi Rama, Ahmeti ka kërkuar që Shqipëria si vend anëtare e NATO-së të bëjë rol aktiv në përafrimin e palëve kontestuese për çështjen e emrit, Maqedoninë dhe Greqinë, sepse zgjidhja e kësaj çështjeje sipas tij, do të kontribuonte jo vetëm për të mirën dhe sigurinë e shqiptarëve të Maqedonisë, por edhe të rajonit. Çështja e emrit ishte në fokus të takimit edhe me kryeparlamentarin Ilir Meta.

“Ne nuk jemi peng të emocioneve, ne duam që sa më parë të arrihet një zgjidhje mes Maqedonisë dhe Greqisë. Gjithmonë kemi inkurajuar forcat në vend, por edhe kemi kërkuar ndihmën e fqinjëve, sepse nuk ka të bëjë vetëm me Maqedoninë, por duhet të kontribuojnë edhe fqinjët, sepse neve na duhet që Ballkani perëndimor tërësisht të jetë anëtarësuar në NATO dhe BE, dhe me pengesat e pazgjidhura sigurisht se ka pengesë serioze”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Meta theksoi se Maqedonia do të vazhdojë të gëzojë mbështetjen e shtetit shqiptar në procesin euro-integrues.

“Për ne është e rëndësishme të vlerësohen përpjekjet e z. Ahmeti dhe BDI-së, dhe gjithë faktorit shqiptar për një zgjidhje sa më të shpejtë për emrin e Maqedonisë, sepse kjo është mjaft e dobishme për të realizuar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Një objektiv mjaft i rëndësishëm që i shërben jo vetëm Maqedonisë dhe shqiptarëve të Maqedonisë, por edhe gjithë rajonit tonë. Shqipëria si anëtare e NATO-s ka dhënë gjithnjë mbështetjen e saj në këtë drejtim. Shpresojmë që këto përpjekje të intensifikohen për të pasur një rezultat sa më të shpejtë pozitiv”, deklaroi Ilir Meta, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Duke folur për rolin e Shqipërisë lidhur me çështjet etnike të shqiptarëve të Maqedonisë, Ahmeti tha se bëhet fjalë për raport nënë e birë, duke simbolizuar kujdesin e shtetit shqiptar. Gjatë takimit me Metën, është biseduar edhe për bashkëpunim në infrastrukturë, dhe përkrahjen e Shqipërisë në fushën e arsimit shqip në Maqedoni. Vizitën 3 ditore në Tiranë, lideri i BDI-së e filloi mbrëmë në takim me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati. Me Bushatin është diskutuar mundësia e mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive periudhën në vijim. Sot Ahmeti ka takuar presidentin Nishani, me të cilin janë diskutuar aktualitetet politike në dy vendet. Në takim me kreun e PD-së Lulzim Basha, dy liderët kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërpartiak.

“Gjatë takimeve të sotme, zyrtarët janë interesuar edhe për mbarëvajtjen e Marrëveshjes së Ohrit. Ahmeti i ka informuar se pjesa më e madhe e saj po zbatohet, por edhe se për çështje të caktuara hasen vështirësi.Alsat

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *