Home / Lajme / Maqedoni / Aksident i rëndë në rrugën Shkup-Kumanovë

Aksident i rëndë në rrugën Shkup-Kumanovë

30 tetor-Në këtë aksident ka marrë pjesë një makinë e tipit BMW me targa të Kumanovës e cila udhëtonte në drejtim Kumanovë-Shkup kur në afërsi të karburantit “Makpetroll” humbi kontroll dhe u përplas me barrierën mbrojtëse.

Një i vdekur dhe katër të plagosur është bilanci i një aksidenti fatal që ndodhi sot rreth mesdite në rrugën Kumanovë – Shkup. Në këtë aksident ka marrë pjesë një makinë e tipit BMW me targa të Kumanovës e cila udhëtonte në drejtim Kumanovë-Shkup kur në afërsi të karburantit “Makpetroll” humbi kontroll dhe u përplas me barrierën mbrojtëse. Të gjithë 5 pasagjerët janë nga fshati i Kumanovës, Çerkezi. MPB theksoi se po kryhet ekspertiza në vendin e ngjarjes dhe se gjatë ditës do të jepen hollësi.

Gjithashtu lexo

”Lëvizja Besa do ta ketë anëtarin e saj në KSHZ”

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli për Makfaks ka deklaruar se partia në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *