Home / Lajme / Rajon / Aksident me 2 të vdekur në aksin Korçë-Pogradec

Aksident me 2 të vdekur në aksin Korçë-Pogradec

24 tetor-Identiteti i viktimave dhe i personave të plagosur ende nuk është bërë i ditur. Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës

Dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur, pas një aksidenti rrugor të ndodhur gjatë orëve të vona të së enjtes në aksin Korçë-Pogradec.

Mësohet se automjeti me të cilin po udhëtonin katër personat ka rënë nga ura në vendin e quajtur Drithas.

Identiteti i viktimave dhe i personave të plagosur ende nuk është bërë i ditur. Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës.

Shkaqet e këtij aksidenti të rëndë automobilistik janë ende të paqarta, ndërsa po punohet për zbardhjen e tyre. / Top Channel

Gjithashtu lexo

Turqia kërkon rishikimin e kufijve detarë me Greqinë, grekët kundërpërgjigjen: Jemi gati edhe për luftë

Një ditë pas deklaratave të ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Caushoglu, se zona e disa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *