Home / Lajme / Maqedoni / Aksion policor, arrestohen ish funksionar dhe biznesmen (VIDEO)

Aksion policor, arrestohen ish funksionar dhe biznesmen (VIDEO)

21 tetor – Policia vuri në pranga sot 9 persona, mes të cilëve ish funksionarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe biznesmenë aktualë, nën dyshimin për pastrim parash, falsifikim të dhënash.

Mësohet se njëri prej të ndaluarve është edhe pronari i kompanisë “Delikatesë”, ish deputet dhe anëtar aktual i Këshillit Qendror të LSDM-së, Vanço Gjeorgjiev. Pas aksionit të koduar me emrin “Arsenal” policia zbuloi se të dyshuarit kanë shfaqur shuma jo reale për rregullim helikopterësh të Ministrisë së Mbrojtjes, duke marrë kështu pjesën e tepruar të parave nëpërmjet firmave të ndryshme jashtë vendit. Sipas vlerësimeve, buxheti i Ministrisë është dëmtuar me rreth 2,5 milion dollarë.

Sipas informatave, një nga të dyshuarit, ka qenë punonjës deri vonë në Ministrinë e Mbrojtjes, i dënuar me kusht në procesin gjyqësor për aferën “Pjesët e tankeve”.

“Të akuzuarit, që të gjithë në lidhje familjare, kanë formuar një grup kriminal për t’u pasuruar. Gjatë periudhës nga viti 2004 deri në vitin 2009 në mënyrë të paligjshme kanë arritur të përfitojnë 2 milion e 768 mijë dollarë, me shfaqjen e vlerës jo reale për rregullimin e 6 helikopterëve të Ministrisë së Mbrojtjes. Personat kanë vepruar në mënyrë të tillë, duke formuar dy firma të huaja, “Drvomak” LTD Bllagoevgrad në Bullgari si dhe “KL Technoservises” LTD Liveprul në Britaninë e Madhe, me qëllim që organet kompetente të Maqedonisë të mos kishin qasje në transfertat e parave dhe aktivitetet e tjera të paligjshme”, deklaroi Ivo Kotevki, zëdhënës i MPB-së.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes e cila e përshëndeti aksionin dhe shprehu përkrahje dhe gatishmëri për bashkëpunim me policinë, por u përmbajt nga çdo lloj komentimi për sa kohë zgjat procesi.

“Ministria e Mbrojtjes e përkrah plotësisht procesin hetimor që po zhvillon MPB-ja ndërsa është e hapur për bashkëpunim me këtë institucion për zbardhjen e rastit. Ministria e Mbrojtjes i jep një rëndësi të veçantë integritetit të të punësuarve në Ministri, të pjesëtarëve të armatës si dhe kompanive me të cilat bashkëpunon. Për më tepër, theksojmë se në interes të procesit hetimor, Ministria e Mbrojtjes do të përmbahet nga informatat dhe komentet e mëtejshme”, Ministria e Mbrojtjes.

Sipas policisë, të gjithë të dyshuarit janë nxjerrë para gjykatësit hetues dhe pritet që ndaj tyre të caktohet masa e arrestit, së shpejti!

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *