Home / Lajme / Maqedoni / Anëtarësimi në BE, Maqedonia në ‘qorrësokak’

Anëtarësimi në BE, Maqedonia në ‘qorrësokak’

8 tetor-Mbetet esenciale që të ndërmerren hapa vendimtare për zgjidhjen e ‘çështjes së emrit’ me Greqinë. Dështimi I palëve për të arritur kompromis edhe pas 19 vite bisedimesh me ndërmjetësimin të OKB-së ka ndikim të drejtpërdrejtë dhe të pafavorshëm në aspiratat evropiane të vendit.

“Procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në BE është në qorrsokak. Vendi dështoi në përmbushjen e reformave kryesore, ndërkaq situata me lirinë e mediave dhe pavarësinë e gjyqësorit është përkeqësuar akoma më shumë. Ky është vlerësimi I Komisionit Evropian në raportin e progresit të Maqedonisë për vitin 2014”.

Ndryshe nga vitet e kaluara, Komisioni këtë herë nuk ka kursyer kritikat direkte, të zhveshura nga fjalori diplomatik për zhvillimet në vend. “Dështimi i qeverisë në adresimin e një sërë çështjesh kyçe ka dëmtuar qëndrueshmërinë e reformave, me përkeqësim të dukshëm në disa fusha” theksohet në raport. Kritikat kryesore I adresohen politizimit të gjyqësorit dhe ngufatjes së mediave.

“Gjatë vitit të kaluar shqetësim serioz ka nxitur rritja e politizimit të institucioneve shtetërore dhe kontrollit të qeverisë ndaj mediave, përfshi kontekstin e zgjedhjeve të raportuar nga OSBE-ja. Besimi në institucionet shtetërore vazhdimisht po zbehet. Shtohen shqetësimet rreth drejtësisë selektive. Situata me lirinë e mediave vazhdoi të përkeqësohet”, theksohet ndër të tjera në raport.

Kriza politike mes qeverisë dhe opozitës dëshmoi se interesat partiake gjithnjë e më shumë po vihen përpara interesave kombëtare.

Është përgjegjësi e qeverisë dhe opozitës të sigurojnë që debati politik të zhvillohet në parlament dhe të krijohen kushtet për funksionimin e duhur të tij.
Për sa i përket situatës ndëretnike, duhet të ndërtohet më shumë besim ne mes të komuniteteve. Akoma pritet të përfundojë rishikimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe plotësimi i rekomandimeve të saj.

Mbetet esenciale që të ndërmerren hapa vendimtare për zgjidhjen e ‘çështjes së emrit’ me Greqinë. Dështimi I palëve për të arritur kompromis edhe pas 19 vite bisedimesh me ndërmjetësimin të OKB-së ka ndikim të drejtpërdrejtë dhe të pafavorshëm në aspiratat evropiane të vendit.

Ajo që bie në sy në raportin e sivjetmë është fakti se rekomandimi I Komisionit edhe pse përsëritet këtë vit, ruajtja e saj në vitet në vijim kushtëzohet nga 2 kritere, edhe atë pavarësia e gjyqësorit dhe liria e shprehjes.

“Komisioni ruan rekomandimin për fillimin e negociatave por shpreh keqardhje për hapat prapa të shtetit këtë vit. Komisioni u bën thirrje autoriteteve të marrin veprime vendimtare në adresimin e shqetësime për rritjen e politizimit dhe rritjen e të metave për sa I përket pavarësisë së gjykatave dhe lirisë së shprehjes me qëllim që rekomandimi mund të ruhet në vitet në vijim”, theksohet në raportin e progresit të KE-së për vitin 2014.alsat

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *