Home / Lajme / Rajon / AP: Rama kërkon të zbutë tensionet me Serbinë pas incidentit të ndeshjes

AP: Rama kërkon të zbutë tensionet me Serbinë pas incidentit të ndeshjes

23 tetor-“Serbia sa më shpejt ta njohë zyrtarisht Kosovën aq më mirë do të jetë. Unë besoj se ata e kanë njohur tashmë edhe pa një qëndrim zyrtar, pasi Kosova kurrë nuk do të jetë më kurrë pjesë e vendit të tyre dhe sa më shpejt ta pranonojnë këtë do të jetë më mirë për Serbinë dhe vetë rajonin”, tha ai.

Politika ndërkombëtare nuk mund të varet nga një ndeshje futbolli. Deklarata vjen nga shefi i qeverisë shqiptare Edi Rama në një intervistë për “Associated Press”.

Duke komentuar situatën delikate të krijuar mes Shqipërisë dhe Serbisë pas incidentit të 14 tetorit në Beograd, Kryeministri tha se një dron i lëshuar mbi stadiumin “Partizani” të Beogradit gjatë ndeshjes së kombëtareve nuk duhet të pengojë përpjekjet e të dy vendeve për të kërkuar anëtarësimin në Bashkim Evropian.

“Shqipëria e Madhe është një makth serb, jo një projekt shqiptar, as në Shqipëri dhe as në Kosovë. Çfarë duhet të na bashkojë është shumë më e madhe se ajo që na ndan … Ne duam një Europë më të madhe, jo një Shqipëri më të madhe.. . Kjo është ajo çfarë ne po luftojmë për të. Paqja që kemi arritur është ende shumë e brishtë dhe n e duhet të punojmë për ta forcuar atë”, tha ai.
Shqipëria dhe Serbia mbeten në mosmarrëveshje rreth Kosovës, provincës serbe që shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe që ka një shumicë të banorëve shqiptarë etnikë.

Rama, i cili u bë kryeministër pas fitores së zgjedhjeve plebishiptare, përsëri i bëri thirrje Beogradit që të rishqyrtojë qëndrimin e saj mbi Kosovën. “Serbia sa më shpejt ta njohë zyrtarisht Kosovën aq më mirë do të jetë. Unë besoj se ata e kanë njohur tashmë edhe pa një qëndrim zyrtar, pasi Kosova kurrë nuk do të jetë më kurrë pjesë e vendit të tyre dhe sa më shpejt ta pranonojnë këtë do të jetë më mirë për Serbinë dhe vetë rajonin”, tha ai.

Rama kishte planifikuar një vizitë historike në Serbi të mërkurën, si pjesë e një përpjekje për të lehtësuar tensionet e trashëguara nga luftërat pas shpërbërjes së Jugosllavisë.

Por, udhëtimi u shty më 10 nëntor, pasi degradimit në dhunë të ndeshjes së futbollit në Beograd, pas lëshimit mbi stadium të dronit me flamurin e Shqipërisë etnike. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *